Flash News

KRYESORE

Një verë plot stres për lojtarin e kombëtares, legjenda e Liverpool-it nuk e preferon më

Një verë plot stres për lojtarin e kombëtares, legjenda e

Eros Grezda u transferua me bujë te Glasgow Rangers në Skoci dhe të gjithë prisnin shumë nga ai. Por në mbyllje të sezonit, shija që sulmuesi gjakovar i krahut la, ishte e hidhur. Trajneri i skuadrës së njohur skoceze, Steven Gerrard e ka bërë të qartë se shqiptari nuk bën më pjesë në planet e tij. Nisur nga kjo, futbollisti kuqezi dhe menaxheri i tij filluan të kërkonin një tjetër klub gjatë merkatos së verës. Interesim pati nga kampionati francez, por transferta nuk u finalizua.

Në të tillë situatë, Grezda do të duhet që të luajë me ekipin të rinjve. Ai u aktivizua me skuadrën e të rinjve të Rangers-ave në takimin ndaj Fleetwood Town U-23, të fituar me rezultatin 0-2.

Duke qenë se Grezda është jashtë planeve të Gerrard-it, klubi po mundohet ta mbajë në formë. Te Rangers-at nuk duan ta pranojnë, por blerja e tij konsiderohet si dështim. Tani ata do të përpiqen që të përfitojnë sa më shumë nga shitja e sulmuesit kuqezi të krahut.

Të fundit