Flash News

KRYESORE

Një viktimë dhe 125 të infektuar në 24 orët e fundit, MSH: Rritet numri i të prekurve për 1000 banorë

Një viktimë dhe 125 të infektuar në 24 orët e fundit,

Bie ritmi i pandemisë këtë të hënë. Ministria e Shëndetësisë në përditësimin e të dhënave mbi përhapjen e COVID-19 bën me dije se 125 persona të infektuar dhe një viktimë janë shënuar në 24 orët e fundit.

Viktima është një 55 vjeçare nga Vlora pa sëmundje të tjera shoqëruese.

Në 24 orët e fundit janë kryer 506 testime për të dyshuar të prekur nga Covid 19, ndërsa mësohet se numri i të prekurve që nga fillimi i pandemisë deri më tani shkon në 6536 persona. Po ashtu, në të dy spitalet COVID janë shtruar 122 pacientë, mes të cilëve 19 në terapi intensive dhe 3 të intubuar.

Deklarata e plotë e MSH:

Gjatë 24 orëve të janë bërë 506 testime për personat e dyshuar të infektuar me koronavirus nga të cilët kanë rezultuar pozitiv 125 qytetarë. Ndërkohë nuk ka arritur të mbitjetojë një 55-vjeçar nga Vlora, ndërkohë janë shëruar 37 persona

Në Infektiv dhe tek “Shefqet Ndroqi” janë 122 pacientë, 19 në terapi intensive. Dr. Rovena Daja nga Instituti i Shëndetit Publik tha se gjatë javës që lamë pas është vënë re një rritje e numrit të rasteve të konfirmuara, si edhe e numrit të testimeve në mbi 1/1000 banorë.

Incidenca e sëmundjes COVID-19 në Shqiperi deri në javën që lamë pas është 214.9 raste për 100 000 banorë. Në nivel qarku, incidenca më e lartë është në Tiranë e ndjekur nga Durrësi dhe Shkodra, ndërsa qarku me incidencën më të ulët është Elbasani. Mosha mesatare e rasteve të konfirmuara është 47 vjeç. Grupmosha 55-64 vjeç zë përqindjen më të lartë të të prekurve me 19.7% të rasteve të konfirmuara e ndjekur nga grupmosha 25-34 vjeç me 18.5% të rasteve të konfirmuara.

Sa i përket 24 orëve të fundit janë kryer 506 testime për të dyshuar të prekur nga Covid 19, ndërsa 125 persona janë konfirmuar të prekur nga virusi Covid 19.

Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive ditore është si vijon: 68 raste në Tiranë, 15 në Korçë, 10 në Durrës, nga 4 raste në Shkodër, Lezhë, Berat, Gjirokastër, nga 3 raste Lushnje, Kurbin, 2 në Devoll, nga 1 rast Elbasan, Kukës, Pukë, Përmet, Sarandë, Divjakë, Kolonjë, Gramsh.

Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 37 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 3379, që nga fillimi i epidemisë.

Mjekët e familjes në të gjithë vendin po monitorojnë çdo ditë personat aktivë me Covid19, që janë në banesë me simptoma të lehta apo pa simptoma. Ju lutem për këdo që kërkon të kontaktojë me mjekun e familjes, telefononi në linjën e gjëlbër falas, 0800 40 40.

Aktualisht ne spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 122 pacientë të konfirmuar pozitivë me Covid19, 19 pacientë janë në terapi intensive, 3 prej të cilëve të intubuar.

Një punë e madhe po bëhet në dy spitalet Covid, ku përveç pacientëve të konfirmuar pozitivë me Covid19, po vijojnë të marrin trajtim edhe pacientë të dyshuar, të cilët po trajtohen sipas protokolleve përkatëse.

Fatkeqësisht, nuk e ka fituar dot betejën me sëmundjen, një 55-vjeçare nga Vlora

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllimet familjarëve dhe të afërmve.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale apelon edhe një herë për më shumë kujdes për respektimin e rregullave të higjienës, vendosjes së detyrueshme të maskës në ambientet e mbyllura dhe respektimit të distancimit fizik.

Nëse dyshoni se jeni i prekur ose keni shenja të sëmundjes duhet të qëndroni të izoluar dhe telefononi në numrin e Urgjencës Kombëtare 127.

COVID-19 – Statistika (10 Gusht 2020)

Testime totale 46448

Raste pozitive 6536

Raste të shëruara 3379

Raste Aktive 2957

Humbje jete 200 (Qarku Tiranë 97, Shkodër 33, Durrës 29, Fier 10, Elbasan 7, Korçë 6, Lezhë 5, Kukës 5, Vlorë 5, Dibër 2, Berat 1)

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 1627

Durrës 366

Shkodër 254

Fier 120

Vlorë 108

Korçë 100

Lezhë 99

Kukës 95

Elbasan 68

Berat 49

Gjirokastër 36

Dibër 35

Të fundit