Flash News

KRYESORE

Një vit pa këngëtarin Ergi Dini, e ëma vargje për të birin: Shpirti m'u këput...krahët m'i shqeu shtërngata

Një vit pa këngëtarin Ergi Dini, e ëma vargje për

U bë një vit që pas ndarjes nga jeta të këngëtarit Ergi Dini. Ergi bashkë me shokun e tij humbën jetën nga një aksident me motor.  Dhimbja për familjarët është shumë e madhe. E motra e Ergi Dinit, shpeshherë  në rrjetet sociale shprehet se i mungon shumë vëllai.

Këtë herë është e ëma ajo e cila i ka dedikuar disa vargje, teksa shprehet se i mungon shumë.

Reagimi i Mimoza Dinit:

Miq e dashamires!

U be nje vit qe Ylli im,Ergi,ju bashkua yjeve te tjere,ne qiell!

U be nje vit,qe zemra ime rreh edhe per Te.

U be nje vit qe stuhite e dhembjes se shpirtit,me rrezojne.Por ne çdo çast te veshtire,kam ndjere nje dore qe shtrihej,per te me ngritur.

Ajo dore,jeni ju,miq dhe dashamires.

Miresine tuaj e kam ndjere ne çdo çast.

Jam lutur dhe vazhdoj te lutem edhe per ju.Lumturia qofte perhere ne vatrat tuaja!Jeni te çmuar per mua!

PER TIM BIR.

Mendja m'u thinj nga nata

Shpirti m'u keput,ra nga vjeshta,

Krahet m'i shqeu shterngata

dhe zerin ma mbyti heshtja.

Trupi m'u ça nga dhembja

dhe dhembja uluriti prej mallit,

Zemra fluturoi nga brenda

dhe mori fytyren e DJALIT.

(Mimoza Dini)

 

Të fundit