Flash News

KRYESORE

Një vit pas arrestimit, lirohet i dyshuari kryesor i vrasjes së Marjo Majollarit

Një vit pas arrestimit, lirohet i dyshuari kryesor i vrasjes së Marjo

Gjykata e Tiranës pushon hetimet për Kastriot Gjuzin, i cili u arrestua një vit më parë për vrasjen e të riut Marjo Majollarit në zonën e Kinostudios në Tiranë.

Prokuroria nuk ka dorëzuar prova për të mbajtur në qeli Gjuzin, e në kushte të tilla gjykata ka vendosur lirimin e tij nga burgu.

I dyshuari u arrestua  në Vërnicë të Kosovës 9 ditë pas vrasjes së ndodhur para një viti dhe iu dorëzua autoriteteve shqiptare për “Kalim të paligjshëm të kufirit”.

Kujtojmë se ekzekutimi i Marjos lidhej me një hakmarrje të vjetër, pasi babai i tij kishte vrarë në vitin 2010 vëllanë e Gjuzit. Madje, duke parandjerë kërcënimin, ai kërkoi edhe azil në Suedi, por iu refuzua. Disa muaj më pas, ai u vra pranë banesës.

Të fundit