Flash News

KRYESORE

Një vit pas divorcit me Klaudia Pepën, Albi Nako do të fejohet me balerinën e Klanit

Në vitin 2013 Albi Nako dhe Klaudia Pepa kurorëzuan dashurinë e tyre në një celebrim madhështor në “E diela Shqiptare”. Por në mënyrë të papritur kësaj martese i erdhi fundi në vitin 2017, me lajmin e bujshëm që u dha në ët gjitha mediat.

Klaudia Pepa vazhdon karrierën e saj në Itali dhe Albi, i cili si duket e ka vuajtur më shumë ndarjen, vazhdoi me projektet e tij në Shqipëri dhe ngushëllimi për dashurinë e humbur i erdhi  nga një tjetër balerinë e trupës së tijtë baletit. Prej disa kohësh, Alba Hoxha është pjesë e mediave për një lidhje të mundshme me Albi Nakon.

Dyshimet u ngritën kur dyshja ishin në Bruksel dhe postuan foto secili veçmas por në të njëjtat ambiente. Ata gjithashtu janë fotografuar bashkë në bregdet por sërish mohuan kategorikisht çdo lajm edhe pse i sheh kudo bashkë.

Së fundmi,  “Iconstyle.al” sshkruan se Albi Nako dhe Alba Hoxha kanë nisur përgatitjet për fejesën, pasi së shpejti do të shkëmbejnë unazat. Secili prej tyre ka nisur të organizojë çdo gjë për ditën e rëndësishme, duke menduar deri në detaj.

I njëjti burim tregoi se lidhja mes Albit dhe Albës është bërë familjare dhe është vetëm çështje kohe deri në zyrtarizmin e saj.

Të fundit