Flash News

KRYESORE

Një vit rezistencë për banorët e Unazës së Re: E drejta fitohet duke u përballur

Një vit rezistencë për banorët e Unazës së Re: E

Ka kaluar një vit nga protesta e banorëve të Unazës së Re, që dalin çdo ditë në zonën e Astririt për të mbrojtur banesat e tyre.

Të pranishëm në një vjetorin e protestës së tyre kanë qenë edhe politikanë të djathtë, të cilët nuk kanë munguar që prej fillimit.

“Kështu fitohet e drejta duke u përballur me të. Jemi për fitorje, asgjë tjetër. Duam drejtësi. Koha e Edi Ramës me bandat kriminale ka mbaruar.”-ishin disa nga thirrjet e sotme të banorëve.

Banorët kanë vendosur një video-projektor, me disa nga momentet më kryesore të protestave gjatë 12 muajve.

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu, i cili edhe është arrestuar disa herë për shkak se ka kundërshtuar policinë gjatë kësaj proteste ishte sot me banorët.

"Rama nuk arriti t'i mposhte këto heronj dhe t'i shemb shtëpitë e tyre. Opozita e bashkuar kanë qenë në mbështetje të kësaj kauze, e kemi mbështetur këtë kauzë që në ditën e parë dhe do të vijojmë që ta bëjmë", tha Balliu.

Në gjithë itinerarin e protestave ka pasur mjaft të arrestuar për bllokim të rrugëve e thirrje kundër kryeministrit Rama.

Shpesh herë ka pasur edhe të plagosur, si në 22 nëntor të 2018-ës, kur 18 persona mbetën të plagosur pasi tentuan të hyjnë me forcë në Parlament. Gjatë protestës u hodhën tymuese. Protesta u zhvilluan në kohën kur kryeministri Edi Rama nga salla e kuvendit deklaroi se nuk do ti dëmshpërblente për ndërtimet e palegalizuara.

Ndryshe nga protestat e tjera që nuk janë zhvilluar para parlamentit, ajo e  22 nëntorit u shoqërua me përplasje të dhunshme mes qytetarëve dhe policisë.

Banorët premtojnë se kauza e tyre do të vazhdojë, pavarësisht vështirësive, ku shumë net i kanë gjetur në rrugë.

 

Të fundit