Flash News

KRYESORE

Një vrasës profesionist qarkullon në Shkodër, dyshohet se e njëjta dorë ka kryer tre ekzekutime në qytet

Një vrasës profesionist qarkullon në Shkodër, dyshohet se e

Një vrasës profesionist qarkullon në Shkodër, i tha ABC News një burim i policisë. Hetueset dyshojnë se duhet të jetë “pastrues” i paguar, i cili ka kryer tre ekzekutimet e fundit. Në këtë supozim ekspertët arritën gjatë analizës së detajeve, nga makina e autorëve që digjet menjëherë pas krimit, arma automatik i shkurtër i llojit skorpions dhe të dhëna të tjera që nuk ofrohen për publikun për shkak të hetimeve. Besohet se ky vrasës profesionist e nisi detyrën e tij me 18 qershor të 2018-s, me ekzekutimin e Mehdi Kavajës.

Fillimisht u shpall për vdekje natyrale, por ekzaminimet zbuluan se 60 vjeçari kishte një predhë. Kavaja ishte duke riparuar derën e një makinë në servisin e tij kur e vranë. Ngjarja është pa autor. Një muaj më pas me 16 korrik, Shkodra u trondit nga një tjetër vrasje me dy viktima. Çifti Boran Becana dhe Silvi Ndoci u ekzekutuan me 24 plumba. Në makinën e tyre ishte edhe djali 2 vjeçar Boris, i cili u gjet në prehrin e nënës i mbuluar me gjak.

Më pas autorët i vunë flakën makinsë së tyre në zonën e Bay-Passit të Shkodrës. Brenda u zbulua automatiku scorpions. Ish-polici me bashkëjtuesen u ekzekutuan natën pranë banesës së tyre. Mëngjesin e të premtes, në lagjen Kiras në zonën e Ish-Poçerisë u vra 53 vjeçari Fatbardh Lici. Pak minuta në vonë në lagjen Dobraç u mor njoftimi për një benz në djegie e sipër.

Ajo çfarë i ka bërë hetuset të dyshojnë që krimet janë nga një dorë vrasësi, nis me llojin e armës, automtik scorpions. Autori ka shmangur të gjitha kamerat, ndërsa ka studiuar lëvizjet para se të bënte vrasjet. Por megjithate ende nuk kanë të qartë nëse tre vrasjet lidhen me njëra-tjetrën. Versionet e ngritura deri tashmë për shkakun e tyre, nuk i ka bindur hetuset. Në të kaluarën në Shkodër, gjatë vitit 2013 dhe 2014 u kryen një sërë vrasjesh nga ekzekutor që lëviznin me motorçikletë, por asnjëherë nuk zbuluan./abcnews.al

Të fundit