Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
nga Virgjil Muçi
Ma do mendja që nuk do të ishte keq sikur ta nisnim këtë shkrim me një paradoks. Dhe paradoksi është: zor se mund të pikasësh një datë dhe një vendlindje për një zhanër që anglosaksonët e thërrasin thriller, francezët noir, italianët giallo– emërtim që lidhet me ngjyrën e kopertinave të botuesit Arnoldo Mondadori kushtuar kolanës së narrativës poliziesche, duke nisur nga viti 1929, ndërsa ne në shqip e quajmë... Por, hë për hë, po vijojmë për t’iu rikthyer kësaj pike më pas.
Në qoftë se do t’i hidhnim një vështrim qoftë edhe të shpejtë historisë së letërsisë perëndimore do të vërejmë se në dyluftimin historik midis thriller-it nga njëra anë dhe noir-it ose giallo-s nga ana tjetër – në rastin tonë të dyja këto denominacione na shërbejnë për të kundruar e identifikuar dy tradita të mëdha letrare të këtij zhanri: i pari atë anglosaksone dhe i dyti atë latine ose neolatine në përgjithësi, duke pasur këtu parasysh jo vetëm letrat frënge, por edhe italiane, spanjolle e më gjerë – pra, në dyluftimin letrar të lartpërmendur shquhet epërsia e thriller-it mbi noir-in. Historianët e letrave, madje jo vetëm dhe jo gjithmonë ata të botës anglosaksone, kur vjen puna për të identifikuar Atin e asaj që ata e quajnë detective ose crime story, pagëzojnë me këtë titull Edgar Allan Poen, i cili, në tre tregime të vitit 1841 që kanë në qendër arketipin e figurës së detektivit të kohës, atë të Auguste Dupin: “The Murders in the Rue Morgue”, “The Mystery of Marie Roget” dhe “Purloined Letter”: “shtroi themelet për zhvillimin e mëpasëm të detective story”siç na kumton studiuesi John S. Whitley. Ç’është e vërteta, po ky studiues, i njeh Poe-s edhe një tjetër meritë prej pionieri, atë të horror story, por kjo është një tjetër temë, ndaj nuk po zgjatem. Një tjetër autor madhor i këtij zhanri Arthur Conan Doyle, ati i zëmadhit Sherlock Holmes, bën chapeu para figurës së Poes, pa kurrfarë kompleksi xhelozie ose zilie, duke e quajtur: “një model të të gjitha kohrave”.
E vërteta është se epërsia e thriller-it ndaj noir-it nuk lidhet vetëm me hershmërinë, por edhe me emrat e shkrimtarëve dhe prurjet e tyre në trashëgiminë letrare të përbotshme të këtij zhanri. S’do mend që lista kishte për të qenë tmerrësisht e gjatë dhe e mërzitshme sikur ta riprodhonim këtu, por, gjithsesi, mjafton të përmendim disa emra, të cilët janë shndërruar në ikona prej kohësh në botën mbarë: si Sir A. C. Doyle me ndoshta më të famshmin detektiv të të gjitha kohrave, Sherlock Holmes, ose Agatha Christie, e quajtur ndryshe edhe mbretëresha e crime story krijuesja e një tjetër detektivi zëmadh të librit e të ekranit, Herkul Poirot – i vetmi personazh letrar me një nekrologji të denjë për një zotëri hijerëndë në faqet e një gazete jo dosido, New YorkTimes-it - por edhe një detektiveje femër Miss Marple, 66 romanet e së cilës për nga tirazhi krahasohen as më shumë, as më pak por me Biblën, me një shifër që s’mund të jesh indiferent kur e dëgjon: 2 miliard kopje të shitura në të gjithë botën. I vetëdijshëm që kam shpalosur vetëm majën e ajsbergut të thriller-it anglosakson, ashtu siç jam i vetëdijshëm që një qasje shterruese është e pamundur brenda kohës dhe hapësirës në dispozicion, kapërcej në një shinë tjetër, atë të noir-it për t’u ndalur te një shkrimtar i madh i verbit frëng, George Simenon dhe komisari Magret i krijuar prej tij, po aq i famshëm sa edhe autori – pa zënë ngoje këtu se, ngandonjëherë, ndodh që personazhi ia del të eklipsojë autorin –, i mishëruar nga aktorë që nuk iu perëndon ylli si në ekranin e vogël ashtu edhe të madh. Ndërkohë që edhe pse nuk ka shkëlqimin e një Simenoni, për nga vjetërsia noir-i i shtrin rrënjët te një shkrimtar i fillimshekullit të XX Gaston Leroux me dy vepra të shkëlqyera “Fantazma e operas” dhe “Misteri i dhomës së verdhë”. E pra, kur duket sikur kemi mbërritur në fund të këtij udhëtimi të shkurtër nuk mund të rrish pa zënë ngoje një tjetër autor prolifik, këtë herë të giallo-s, i cili u nda nga jeta para pak kohe: Andrea Camilleri dhe, doemos, heroin e tij, komisarin Montalbano, të cilin, për fat, ashtu si dhe një pjesë të autorëve të lartpërmendur, i kemi në shqipe.
Ky vështrim kishte për të qenë i paplotë pa thënë dy fjalë për dukurinë më të fundit në skenën letrare të crime story-t, atë të autorëve skandinavë, e cila zë fill diku nga fillimi i viteve nëntëdhjetë me një roman të shkëlqyer “Ndjesia e Smillës për dëborën” të Peter Hoeg – gjithashtu në shqip – për t’u shndërruar në një ethe të njëmendtë letrare dhe për t’i kapërcyer kufitë jo vetëm të gadishullit, por të krejt Europës, e për t’u shndërruar në një fenomen letrar mbarëbotëror me trilogjinë “Millenium” të Stig Larsonit - një sagë që vazhdon edhe pas vdekjes së autorit, falë penës së David Langercrantz-it – e më tej me autorë të tjerë bashkëkohorë si Jo Nesbo, Camilla Lackberg, Henning Mankell e të tjerë.
Mbërritur në këtë pikë e shoh të udhës të bëj një regresion për t’i mëshuar një teze revizioniste, e cila nuk e sheh zanafillën e crime story te autorët përmendur më lart si Poe etj., por shkon dhe e pikas në tekste të hershëm që, realisht, nuk kanë ndonjë lidhje të mirëfilltë me thriller-in si zhanër letrar dhe as me narrativën fikcionale. Këta studiues shtyhen në mugëtirat e kohës dhe nuk ngurrojnë të zbulojnë elementë të crime story te Dhjata e vjetër, libri i Gjenezës dhe, më konkretisht, te Kaini e Abeli, ose te Suzana dhe gjykimi i Danielit te libri i Dhanilit, ashtu siç shkojnë dhe i referohen “Historive” të Herodotit te një tekst që mban titullin intrigues “Thesaret e Rampsinitit” ose mbërrijnë te poema e famshme e Virgjilit “Eneida”, duke iu referuar një pasazhi të saj “Kakoja dhe hajni”. Mund të vazhdojmë kështu e të përmendim Shekspirin me “Hamletin” – në fund të fundit askush nuk mund ta mohojë se te kjo tragjedi kemi të gjithë elementët e një thriller-i: një mbret të vrarë, një vrasës (sërish na shfaqet drama biblike e Kainit dhe e Abelit) një bir në kërkim të vrasësit të të atit –dhe për ta bërë hartën e shtrirjes së fikcionit të krimit globale kujtojmë një tekst të vjetër të një autori anonim kinez me titullin tejet kuptimplotë “Rastet e gjykatësit Bao”.
Për arsye tanimë të njohura historike, kulturore e sidomos politike noir-i ka qenë një perfetto sconosciuto, për letrat shqipe, siç do të shprehej Eco-ja. Dhe këtu kam parasysh jo vetëm krijimtarinë e mirëfilltë letrare të periudhës së pasluftës, por edhe atë në fushë të përkthimeve; lypset thënë me ndonjë përjashtim të papërfillshëm, por rasti ynë nuk është nga ata ku përjashtimi përbën rregullin. Këtë gjë e dëshmon në mënyrë elokuente fakti që, siç e cekëm në krye të radhëve, në teorinë tonë të letrave ende nuk kemi një etiketë origjinale për t’ia citosur këtij zhanri, ashtu siç iu vendosen etiketa vazove të melhemeve në një barnatore. Më së shumti e kemi quajtur letërsi e verdhë ose policeske – kalke të huazura nga italishtja –dhe jo pa një ngarkesë pejorative, madje gati-gati përçmuese nga estetët e metodës së socrealizmit sikur të bëhej fjalë për një krijimtari të dorës së dytë, një farë vodevili i letrave. Por edhe pse lënë pas dore e shpërfillur fund e krye, po t’i hedhësh një vështrim të kujdesshëm panoramës letrare do të vëresh se kjo arë është lëvruar herë pas here, pra, nuk ka qenë dhe aq djerrë. Bukur fort! Ja pra, tash dëshiroj të ndaj me ju një vëzhgim timin - duke lypur ndjesë për diçka që mund të tingëllojë tejet pretencioze - thënë më shkoqur të shpalos një zbulim: zanafillën e thriller-it shqiptar shkoj dhe e gjej tek ai që Noli e quan themeluesi i prozës moderne shqiptare, Faik Konica. Më konkretisht te romani i tij i papërfunduar dhe, ndoshta, vepra më interesante nga pikëpamjae metodologjisë letrare, proza e gjatë “Doktor Gjilpëra zbulon rrënjët e dramës së Mamurrasit”. Siç e dimë Doktor Gjilpëra u shkrua dhe u botua te “Dielli” në vitin 1924. Drama, po përdor termin e Konicës, merr shkas nga vrasja enigmatike e dy shtetasve amerikanë në një pyll të Mamurrasit dhe, mbase, kaq mund t’i mjaftojë një studiuesi të letrave për t’i veshur veprës petkat e zhanrit dhe për ta klasifikuar, pa u menduar dy herë, një thriller par excellence, pavarësisht se ajo mund të rrahë çështje të tjera me theks të fortë në politikën e kohës dhe problematikat e saj që u rrek të ekzorcojë i kështuquajturi Revolucion i Qershorit. Pa u shtyrë më tej dhe pa iu hyrë debateve pa bukë se sa i saktë a i udhës është ky zbulim, unë, personalisht, jam i mendjes që rrënjët e këtij zhanri në letrat shqipe i pikasim këtu. Për arsye që vetëm estetët e metodës së realizmit socialist i njihnin dhe i dinin mund të themi që thriller-in nuk e kishin fort për zemër – për të përdorur një term të butë. Ndaj çdo përpjekje për të zbuluar ndonjë roman, novelë qoftë edhe tregim që i përket këtij zhanri në krijimtarinë e atëhershme do të ishte njëlloj sikur të kërkoje gjilpërën në kashtë. Një farë thrilleri është novela e Kadaresë “Kush e solli Doruntinën”, diku nga mesi i viteve 1970 dhe afro njëzet vjet më vonë “Zhvarrosja e një dashurie” e autorit të këtyre radhëve. Madje kjo vlen edhe për lëmin e përkthimeve. Mbasi kishte eksperimentuar në mënyrë misterioze me dy vepra të mirëfillta krimi “Qeni i verdhë” i George Simenon-it dhe “Një lojë me orarin e trenave”, të një autori japonez, aty nga viti 1988 e vetmja shtëpi botuese shtetërore “Naim Frashëri” i hapi udhë përkthimit të një romani të Agatha Christie-t “Vrasje në ekspresin e Orientit”, i cili do ta shihte dritën e botimit më 1989.
Për hir të së vërtetës kjo shpërfillje vijon edhe sot e gjithë ditën. Në afro tridhjetë vjet krijimtari letrare të pas viteve nëntëdhjetë druaj se veprat e shkruara nga autorë shqiptarë që i përkasin këtij zhanri numërohen me gishtat e një dore. Në orvajtjen time për të qëmtuar ia dola mbanë të zbuloj vetëm tri syresh – në këtë pikë jam i shtrënguar të hap një parantezë e të lyp ndjesë për çfarëdolloj keqkuptimi që mund të krijohet në rast se lë jashtë autorë të tjerë dhe veprat e tyre. Bëhet fjalë pë romane të vonë dhe më konkretisht: “Vrasje në Kryeministri” i Diana Çulit – një thriller që zë fill në Shqipëri dhe shtrihet në krejt Ballkanin, duke thurrur një intrigë ndërkombëtare mjaft aktuale- “Hide mbi kalldrëm” i Tom Kuka – nom de plume i Enkel Demit – një vepër që i përmbahet me besnikëri kanoneve dhe paradigmave të zhanrit: një krim, një detektiv që e heton atë i mbështjellë si pa e kuptuar nga një pezhishkë intrige e koklavitur brenda suazës piktoreske të Tiranës së viteve ’20-’30 - dhe romani i fundit është “Lo yatagan” i Anthony Latifit – një shqiptar që jeton në Itali e shkruan në gjuhën e vendit, kjo është njëra prej arsyeve që nuk e kemi ende në shqip – i botuar nga “Controluce” më 2008. Padashur t’i rokanis kokën lexuesit me përshkrime subjektesh, lyp lejë të them dy fjalë më shumë për “Jataganin” e Latifit. Në qendër të tij është një personazh njëqindpërqind shqiptar, inspektori i Interpolit Mark Barleti. Subjekti i romanit rend mbi dy shina: e para, një intrigë që shtrihet në dy kontinente, Europë e Amerikë në suazë të një përpjekjeje policeske për të çkoklisur rrjetet e koklavitura të mafies ruse, rrjete që shkojnë e mpleksen me ato të terrorizmit islamik – jo rastësisht ngjarjet zhvillohen pas atentave të 11 shtatorit – si dhe një hakmarrje personale për Mark Barletin, e cila ka të bëjë me vrasjen e së shoqes dhe të birit në një atentat të kryer nga terroristët në metronë e Moskës.
Duke u ndalur këtu ua rekomandoj fort botuesve për ta sjellë në shqip këtë autor “të panjohur”në letrat tona, i cili nuk i lë gjë mangut fantazisë dhe frymëzimit të një pinjolli të denjë të një John le Carre-je.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38