Flash News

KRYESORE

Njerëz të Shqipërisë/ 'Ofiçina e mrekullive', ku durrsaku Elvis Vogli prodhon biçikleta 'Chopper'

Elvis Vogli, ia ka nisur që në moshën 16 vjeçare ndërtimit të biçikletave jashtë serie, atyre që quhen 'custom made'. Idenë, apo shkëndijën e parë të skicimit (dizajnit) ai e kujton edhe si më të hershme: kur ishte vetëm katër vjeç, dhe me dy lapsa dhe një copë letër, vizatoi shtëpinë që kishte përballë.

Më vonë, me shtysën edhe të xhaxhait, saldator dhe amator të motoçikletave, Elvisi u fut në këtë botë që sot e sheh si të tijën dhe që e quan 'sëmundje': 'Fabrikimi' i biçikletave dhe motoçikletave të stilit chopper.

Prodhimi i tij më i sofistikuar është një motoçikletë e bërë në trupin e një biçiklete, të cilën e ka pagëzuar me emrin 78.

Simbolika e datëlindjes së vet.

Të fundit