Flash News

KRYESORE

"Njerëzit e shohin Serinë A nga Ronaldo dhe Ribery"

"Njerëzit e shohin Serinë A nga Ronaldo dhe Ribery"

Transferimi i Franck Ribery te Fiorentina ka qenë vendimi i duhur, sepse njerëzit - ashtu si pas transferimit të Ronaldos te Juventusi - kanë nisur të ndjekin Serinë A.

Ky është mendimi i Giancarlo Antognoni, menaxher i klubit të Fiorentinës. "Mendoj se Ribery është si Ronaldo. Falë tyre Serie A ka rifituar vëmendjen. Më duhet ta pranoj që jam mahnitur nga ndikimi që ka në ekip Ribery. E kishim njohur si kampion, por jo si njeri. Ka ditur të përfshihet në një ambient të ndryshëm me shumë përulësi. Ribery u jep shumë këshilla të rinjve”, ka deklaruar Antognoni.

“Kush do doja të vinte tjetër në Itali? Messi dhe Modric, patjetër”, shton drejtuesi i Fiorentinës.

Të fundit