“Njerëzit menduan se ishte tërmet”, sasia e tritolit në makinën e Preng Gjinit habit ekspertët: Fat që ka shpëtuar

Në makinën që shpërtheu pasditen e së martës në ‘Vasil Shanto’ në Tiranë sipas të dhënave më të reja dyshohet se autorët i kishin vënë rreth 500 gram lëndë eksplozivi tritol.

“Në makinë ka patur rreth 500 gr tritol, nuk e di si është gjallë”, tha gazetarja Klodiana Lala në ‘Real Story’, ndërsa rrëfeu se një grua këtë mëngjes i tregoi rastësisht në rrugë se pas shpërthimit të fuqishëm kishte menduar fillimisht se atentai ka qenë tërmet.

Ndërkohë ekspertët e sigurisë Ilir Gjoci dhe Arjan Dyrmishi tregojnë po ashtu se faktor ka qenë edhe fati për Gjinin pasi tritoli ishte vendosur në gomën nga ana e pasagjerit dhe është mbrojtur më së shumti edhe nga pjesa e timonit.

“Fati e ndihmoi se Gjini mori vetë makinën dhe nuk ishte në anën e pasagjerit ku ishte menduar të shpërthente”, tha Ilir Gjoci.

Atentati ndaj Preng Gjinit/ Lala: Bomba është mbajtur prej një jave në makinën që shpërtheu