Flash News
Si e toleroi Ceno Klosi kompaninë e inceneratorëve, negociatat e dyshimta për miliona euro
Flet Abazoviç: Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
Njërëzit më të fuqishëm në botë janë ndikuar nga këta libra
Nëse janë lexuar në tableta, kompjutera apo në një kapak të hollë të njollosur, librat mund të kenë një ndikim shumë të madh te ne.
Këto janë 5 librat që kanë influencuar pesë njerëzit më të shquar në botë.
Mark Zuckenberg, themelues dhe drejtues i Facebook
Eneida nga Virgjili
Ju mbase mund të prisni që mbreti i teknologjisë nuk do kthehet pas në epoken klasikepor libri i tij i preferuar është “Aeneid” nga Virgjili madje shpesh herë ai përdor dhe shprehje nga vepra.
Donald Trump, President i USA
“Fuqia e mendimit pozitiv” nga Norman Vincent Peale
Ndërsa presidenti Trump ka cituar Biblën si librin e tij të preferuar, ai ka theksuar në mënyrë të përsëritur se vëllimi i 1952-shit ka pasur një ndikim të madh tek aid he babai i tij.
Bill Gates, themelues i Microsoft
“The Better Angels of Our Nature”, nga Steven Pinker
“Libri është për dhunën por paraqet një tablotë shquar ku tregon se bota ka evoluar me kalimin e kohës që të jetë një vend më pak i dhunshëm se më parë”- ka thënë Gates në blogun e tij. “Ofron një prespektivë të vërtetë se si duhen arritur rezultate positive në botë”.
Malala Yousafzai, aktiviste për të drejtat e gruas, më e reja që ka marrë çmimin Nobel
“Alkimisti” nga Paulo Coelho.
Yousafzai, arriti të tërhiqte gjithë vëmendjen e botës, kur në moshen 15-vjeçare u qëllua nga një Taliban për punen e saj. Malala është shprehur se “Alkimisti” është një vepër inspiruese për të.