Flash News

KRYESORE

Njëri dogji makinën e babait, tjetri të nënës.  Dy të arrestuar në Vlorë

Njëri dogji makinën e babait, tjetri të nënës.  Dy

Ditën e djeshme, në fshatin Bunavi në Vlorë, u dogjën dy makina. Policia njofton sot se ka arrestuar dy persona, Klemend Dautaj, 32 vjeç, banues në Vlorë dhe Arsen Alimuçaj, 25 vjeç, banues në fshatin Babicë e Vogël.

Sipas policisë, shtetasit e mësipërm për motive ende të paqarta dyshohen se kanë djegur automjetin “Ford-Fugon”, në pronësi të shtetasit N.A., (babai Arsenit) dhe mjetin tip Volksëagen-Golf, në pronësi të shtetases R.D., (nëna e Klemendit).

Gjithashtu, do të hetohet në gjendje të lirë shtetasi, N.A., 55 vjeç, banues në fshatin Babicë e Vogël pasi ka dhënë deklaratë të rreme përpara oficerit të policisë gjyqësore.

Të fundit