Flash News

KRYESORE

"Njeriu edhe fal", Ledri Vula tregon për marrëdhënien e tij me Getoar Selimin

"Njeriu edhe fal", Ledri Vula tregon për marrëdhënien e

I ftuar në emisionin "NIN", Ledri Vula ndër të tjera ka treguar dhe për marrëdhënien e tij me reperin Getoar Selimin, me të cilin në të shkuarën kanë qenë në labelin "Babastars".

Si tha që nuk mban inat dhe se njeriu edhe fal:

Nuk është se nuk flas. Thjesht rrugët tona janë ndarë, kemi marrë kahe të ndryshme. E kam në Instagram, nuk kam ndonjë gjë kundër. Edhe ta takoj nuk e kam problem; kanë ndodhur çfarë ka ndodhur nuk ia vlen të mbajmë inat, njeriu edhe fal. Nuk është se më ka bërë ndonjë gjë. Atëherë nuk e kam parë të arsyeshme të rrija aty, i kam parë si re të zeza dhe kam dashur të largohem prej reve të zeza. Nuk kam asgjë kundër. Kam qejf t’i shoh të gjithë mirë, Unikkatilin, Noizy-n, Getin etj.

Të fundit