Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Rahim Ombashi
Shqiptarët po miqësohen me muzgun duke i hedhur hapat e pasigurtë drejt zymtësisë e trishtimit. Realitetin rreket ta errësojë më fort media masive, me në krye ekranin televiziv apo shkrimet online, që fansat e tij e fetishizojnë se ka një fuqi të fshehtë. Njeriu modern që synon të zhbirojë gjithkund, ka bërë një marrëveshje me veten për të pranuar vetëindoktrinimin. 3 dekadat e lirisë ende nuk kanë mundur të shpëlajnë njollat kuqalashe, si edukim antihuman. Në shkollat tona po punohet intensivisht për zhvillimin e frymës së kritikës, domethënë aftësinë për të formuar një mendim pozitiv nëpërmjet mirëkuptimit, butësisë, tolerancës (durimit), siç thuhet te manualet e Burbaki-ve apo vepra e Jean-Paul Sartre-it.
Zijimi i gjithçkaje, i bie ndesh punës që po bëhet në institucionet tona arsimore. Kjo është detyrë edhe e gazetarëve dinjitarë, vërtet pak, por që nuk dinë të jepen. Qysh në vitin 1924 te shkrimi Gazetarëve, Mithat Frashëri i përcakton si të tillë: “Çdo shkrimtar është një këshilltar; po gazetari është edhe më tepër akoma: një predikonjës, një njeri, fjalët e të cilit, të hedhura së sipri katedrës, mbeten e qëndrojnë. Edhe e shihni sa përgjegjësi ka ai që thotë ato fjalë.” Dhe predikonjës nuk mund të jetë një “njeri me hënë” i vetëshpallur gazetar.
Studimi i vitit 1967 mbi shumësin e singularizuar në gjuhën shqipe i Eqrem Çabejt, sqaron nëpërmjet shprehjeve sesi në disa raste, ai (shumësi), dëshmohet si mbeturina e fundit e botëkuptimit magjik të njeriut primitiv, sipas të cilit disa objekte e koncepte të caktuara përmbajnë në vetvete një fuqi të fshehtë. Albanologu luçid ka argumetuar disa përdorime të veçanta të shumësit, duke u bërë pendë me N. Joklin, profesorin e vet, që shumës intensive të ndjenjës i kishte gjetur te poeti Naim Frashëri: mirësitë, ligësitë, marrëzitë, pabesitë, mbarësitë etj., duke e gjetur dukurinë e lashtë morfologjike edhe në dialektin e Tiranës ku thuhet “njeri me teka”, që gjuhëtari e shpjegon me shprehjen “njeri me hënë”.
Shfaqja e fenomenit “njeri me hënë” veçmas në mediat televizive, qartëson se janë të indoktrinuar edhe vetë gazetarët. Në këtë fillimshkurti, stacionet televizive përcjellin pa pra pamje sesi mbillen pemë në Tiranë apo rrethina, ndërkohë që dhjetori ka qenë muaji i pyllëzimeve dhe imazhi virtual formohet plotësisht. Parabolë historike e kohës që po shitet në aksham pazarin e allishverishit mediatik masiv e cila përhap propagandën e kalemxhinjve që janë zvjedhur me predikimin. Nuk është vetëm dëshirë, edhe një mundësi për mos u dhënë, sepse atë lloj botëkuptimi plot durim e bëmë tonin qysh rreth një shekull më parë, veçse atëherë në medien masive kishte idealistë vizionarë.
Në janar 1926, Faik Konica te“Dielli” i Bostonit, i kërkon Mustafa Merlikës, qëi pëlqente të thirrej Mustafa Kruja (M.K. si emër letrar), t’u përgjigjet ‘kthielltë, hapët, thatë e shqip’ pesë pyetjeve. Përgjigjen e merr te gazeta “Immigranti” Ëorcester, Mass., më 13 mars 1926.
Pyetja e parë shprehte shqetësimin e luçidit të kulturës nëse e mohonte M.K. që një kryengritje e re mund të vinte në rrezik jetën e shtetit shqiptar, siç dhe ndodhi pas disa muajsh, ndërkohë që M.K. e mohoi lehtë e shpejt.
Pyetjes së dytë se një atentat kundër jetës së Presidentit të Republikës do të shkaktonte një luftë civile e pse jo edhe një kryengritje, M.K. iu përgjigj po me mohim, brenda ligjërimit politik komunist, që po rritej në Shqipëri nga elita politike e kohës, por pa dhënë argumente bindëse.
Pyetjes së tretë: “A mohoni se ulërimat dhe intrigat tuaja, potë dëgjohen dhe po të përhapen, shpien drejpërdrejt në kryengritje a në atentat ose në të dyja”, siç edhe u dëshmua shumë shpejt, M.K. iu përgjigj me pohim, duke e pranuar se po e përgatitnin kryengritjen kundër shtetit ligjor të porsa ngritur.
Pyetja e katërt e Faik Konicës merr përsëri një përgjigje pohuese, që është tërësisht brenda ligjërimit ideologjik të ekstremit të majtë stalinian, e cila fshihej pas tipareve tona individuale sociale dhe psikologjike shumë të largëta me mendësinë kolektiviste të ‘Bolshevizmës’: “A e mohoni se Fuqitë e Mëdha që rregullojnë sot botën janë të gjitha armike të nxehta të Bolshevizmës dhe s’mund kurrë të durojnë që Shqipëria të bëhet një fole bolshevike?”
Në përgjigjen emocionale dhe shumë afër propagandës vrastare staliniste të kohës, M.K., ndonëse pranon se ‘nuk janë (stili funksional mbretëror) të çmendur që të mihin në ujë’, shton se e dinin më mirë se Z. Faik Konica (!) se bolshevizma s’kishte vend në Shqipëri.
Pyetja e pestë dhe e fundit është më e shkurtër, më e thukët, por tronditëse. Faik Konica nga SHBA-të kërkon që M.K. të përgjigjet me anë të një deklarate, ku e zeza të mbetet përgjithmonë mbi të bardhën e pakohë: “Pse nuk botoni një deklaratë ku të dënohet sheshit çdo lidhje juaja, paraje e simpatie, me Rusinë Bolshevike?”
Përgjigjja e M.K. është dëshmi se i mërguari i përjetshëm, ka mizën në kësulë: “N’ushqefshim simpati për Rusinë e re, për Rusinë bolshevike, kjo provon vetëm naltësinë e idealevet tona si kombëtarë, për sa ai Shtet ka dalë sod në shesh si mbrojtës i të drejtavet të popujve të shtypun, të shfrytëzuem e të tiranizuem” dhe pa iu dridhur dora, shton më poshtë:
“Në fund të fundit simpatia e një shqiptari për Rusin bolshevike, pa interesa të veçanta në Shqipni, asht gjithnjë ma e kthielltë se ajo qi mund të ketë për çdo Shtet tjetër borgjez, sidomos për ata që pak së paku kërkojnë të na pijnë gjakun ekonomikisht, edhe kur s’na kërkojnë copa të gjalla nga trupi i shenjtë i atdheut!”
Të lindet gazetari, do të klithte Migjeni, uragani i ndërprerë, si e metaforizoi Ismail Kadareja. Ligjërimi i përgjigjes jo vetëm që shfaqet dukshëm ideologjik, por është mufatur me doza të entuziazmit agresiv, të cilin ky veprimtar kombëtar, e jo vetëm, e paguan shtrenjtë, por mbi të gjitha shqiptarët, që parapëlqyen të besonin mediet e publicistëve me hënë. Jo vetëm Noli, por edhe S. Luarasi, T. Zavalani, Dh. Shuteriqi, Zai Fundo, Sejfulla Maleshova, Koço Tashko, P. Marko, Omer Nishani, Kristaq Cepa, Gaqo Evangjeli, Dhimitër Falo, Dhimitër Pasko e jo pak të tjerë që mbollën atë kripë për farë, paguan shtrenjtë iluzionin, që e pandehën si ëndërr. Fati do të kishte qenë edhe më i rëndë, po qe se nga matanë oqeanit nuk do të kishte mbajtur ekuilibrin politik dhe atë mediatik Faik Konica, intelektuali që përpiqej të injektonte në mendësinë e shqiptarit të kohës, qëndrimin kritik dhe analitik, i cili nuk vendos mbi argumente emocionale.
Fjalët kyçe lufta civile, kryengritje, ulërima, intriga e deri atentat ngjethin edhe qytetarin më të përmbajtur. Në epokën e ndritur të medies shqiptare të viteve ’30 iu bindën shkopit të dirigjentit shpirtëror për interesat e atdheut deri dhe Mitat e Mehdi Frashëri, Fan Noli, Fishta e Zef Valentini, At Donat Kurti, Krist Maloki e Vangjel Koça, Ernest Koliqi, Hafiz Ali Korça, Vinçens Prenushi e Lazer Shantoja, Branko Merxhani, Hafiz Ali Kraja, Kristo Floqi, Pader Anton Harapi, Ali Asllani, M. Kuteli. L. Poradeci, Arshi e Myzafer Pipa, Qiriazët, Dhimitër Shuteriqi, Vedat Kokona… pa dallim.
Ndërsa te ne aktualisht vijon intensivisht uzurpimi i frekuencave publike, që i ka vënë poshtë pushteti autoritar. Po kalohet nën tiraninë e medias, që, nën ndikimin e shkollës demagogjike me tellallë të paguar mirë, rreket të pengojë njohjen e realitetit duke prodhuar konflikte të pastra sociale.
Për fatin tonë të mirë, rreth tri dekada pas rënies së sistemit enverist stalian, janë disa prijësa, tashmë jashtë dhe brenda atdheut, dhe na duket diçka jo e zakonshme që ata nuk heshtin, por paguajnë koston. Madje tani shqiptarët janë me dy qendra kulturore, me Tiranën e Prishtinën, çka nuk është pak.
Na duhet qoftë dhe një prijës më shumë në media që tërtheret për shqiptarët, sa nuk do të jetë vonë. Zhul Verni ka lënë në jashtëkohësi aforizmin: “Liria ia vlen të paguhet.”
*Autori është Dekan i Fakultetit të Shkencave Humane, BEDER University, Tiranë.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38