Flash News

KRYESORE

Njeriu më i fortë i Britanisë burgoset se trafikoi 17 shqiptarë në Mbretërinë e Bashkuar

Një bodybuilder që disa vjet më parë fitoi çmimin e “Njeriut më të fortë të Britanisë” u dënua me tri vite heqje lirie nga gjykata në Mbretërinë e Bashkuar pasi u shpall fajtorin për trafikimin e 17 shqiptarëve.

Jimmy Marku, 44 vjeç e fitoi garën e njeriut më të fortë në 2008, por katër vite më vonë u burgos, sepse u shpall fajtor në lidhje me një marrëveshje për blerjen e një sasie kanabisi me vlerë 65 mijë sterlina.

Britaniku me rrënjë shqiptare e pranoi se ai kishte favorizuar emigracionin e paligjshëm, pasi 17 shqiptarë u gjetën poshtë kuvertës në varkën e quajtur “Fortunella” në Chichester Marina në maj të 2016-ës.

Shefi i varkës, australiani Stephen Jackson, gjithashtu e pranoi pjesën e vet në këtë shkelje gjatë seancës në Isleworth Crown Court.

Vëllait të Jimmy-t, Jetmir Markut, 36 vjeç, bashkë Alex Sefollin, ish pronar i një lokali, iu rrëzuan akuzat. Por Sefolli, i cili është pronar i kompanive të ndërtimit në Northampton, u dënua se mori në punë dy emigrantë pa dokumente në shtator të 2017-ës.

Gjyqtari Jonathan Ferris e burgosi Jimmy Markun me 2 vite e 11 muaj. 17 shqiptarët e trafikuar në Britani ishin të gjithë meshkuj. Një prej tyre ishte një gangster i njohur i cili ishte  dënuar më parë në Britaninë e madhe, për shitje të lëndëve narkotike dhe ishte deportuar njëherë nga mbretëria. Sefolli u dënua me 21 vite lirim me kusht, dhe me 200 orë punë në komunitet.

Të fundit