Flash News

KRYESORE

Njësoj si më 16 shkurt, plani B i Gramoz Ruçit për të shmangur protestën e opozitës

Njësoj si më 16 shkurt, plani B i Gramoz Ruçit për të

Sot në mëngjes, Konferenca e Kryetarëve vendosi që seanca plenare të zhvillohet jo si zakonisht ditën e enjte, por pasditen e sotme.

Ka qenë kryeparlamentari Gramoz Ruçi, ai cili ka mbledhur këtë mëngjes Konferencën e Kryetarëve ku është marrë vendimi për ndryshimin e datës së seancës plenare. Mësohet se Parlamenti do të mblidhet në orën 17:00, ndërkohë që në sallë do të jenë të pranishëm vetëm deputetët e mazhorancës, pasi opozita ka dorëzuar kërkesat për djegien e mandateve.

Shkak për këtë vendim të Ruçit raportohet të jetë bërë protesta e planifikuar e opozitës, ditën e enjte, kur zhvillohen zakonisht seancat.

Kujtojmë se edhe javën e shkuar, më 16 shkurt (e enjte) Gramoz Ruçi vendosi të mos e mbledhë Kuvendin për shkak se opozita do të protestonte jashtë godinës duke thënë në një deklaratë për mediat se “Përgjegjësia ime si kryetar kuvendi nuk mund të lejojë  t’u jap mundësi keqbërësve për t’u bërë objekt i sulmit”.

Fillimisht publikoi rendin e ditës, por jo orën e seancës dhe pak më vonë, në orën 17.00 vendosi ta anulojë me pretendimin e sipërpërmendur, në dukje një strategji e radhës për të shmangur protestën e paralajmëruar të opozitës së bashkuar.

Ndryshimi i seancës, reagon Edi Paloka: Kuvendi ilegjitim, mblidhet në ilegalitet

Të fundit