Flash News

KRYESORE

Njihen prej vitesh për vlerat e larta ushqimore, arsyet përse duhet të konsumoni fara kungulli

Njihen prej vitesh për vlerat e larta ushqimore, arsyet përse duhet

Farat e kungullit janë të njohura prej vitesh për vetitë e tyre të dobishme pasi janë burim i shumë vitaminave.

Shkenca ka konstatuar se vlerat ushqimore që mbartin farat e kungullit janë nga më të limituarat në atyre dhe vështirë se mund të gjenden tek përbërës të tjerë.

Disa nga arsyet përse duhet ti konsumoni me bollëk:

Luftojnë kancerin

Studimi i shkencëtarëve spanjollë ka zbuluar se farat e kungullit përmbajnë komponentë, të cilët me sukses luftojnë kundër qelizave të kancerit. Në fakt, janë efikase në luftë kundër llojeve të ndryshme të kancerit dhe kanë efekt anti-inflamator.

Shëndeti i prostatës

Vaji i farave të kungullit përdoret për shërimin e prostatës së rritur. Vaji përmban fitokemikalie dhe antioksidues, të cilat reduktojnë nivelin e radikaleve të lira në organizëm dhe parandalojnë krijimin e qelizave kancerogjene.

Zbusin simptomat e menopauzës

Nëse jeni në kërkim të një mënyre natyrore për përmirësim të humorit ose për zbutje të simptomave të menopauzës, farat e kungullit janë një zgjedhje e shkëlqyeshme.

Farat rregullojnë dhimbjet e kokës, zvogëlojnë dhimbjet në nyja dhe zvogëlojnë shpeshtësinë e ndryshimeve të papritura të humorit.

Janë të mira për humbje të peshës

Janë burim i pasur me fibra dhe proteina, materie të cilat janë të rëndësishme për humbje të peshës. Vetëm 30 gramë fara të kungullit përmbajnë rreth 5 gramë proteina, gjë që do t’ju mbajë të ngopur për një kohë më të gjatë.

Megjithatë, duhet t’i konsumoni me kujdes, sepse një filxhan me fara përmban rreth 285 kalori.

Reduktojnë kolesterolin

Studimet kanë zbuluar se farat e kungullit mund ta reduktojnë nivelin e kolesterolit të keq në 13%, ndërsa nivelin e kolesterolit të përgjithshëm në 10%.

Gjithashtu e reduktojnë rrezikun nga sëmundjet e sistemit kardiovaskular, sulmit në zemër dhe në tru.

Mbrojnë nga diabeti

Farat e kungullit janë të pasura me acide të pangopura yndyrore Shkencëtarët kanë konstatuar se janë efikase në rregullimin e nivelit të sheqerit në gjak dhe rritjes së ndjeshmërisë së organizmit ndaj insulinës.

Ekspertë të shumtë diabetikëve u rekomandojnë fara të kungullit si ushqim për konsumim të përditshëm.

Lehtësojnë artritin

Shkencëtarët kanë vërtetuar se farat e kungullit kanë ndikim anti-inflamator, që zbut simptomat e artritit.

Nëse vuani nga artriti, për çdo ditë konsumoni rreth 30 gramë fara të kungullit, në mënyrë që të lehtësoni simptomat e tij.

 

 

 

http://politiko.al/vettingu-ne-polici-japin-doreheqjen-300-efektive-mes-tyre-4-drejtues-te-larte/

http://politiko.al/pas-dy-martesave-te-deshtuara-kengetari-shqiptar-i-pandjeshem-dashuria-eshte-per-injorantet/

http://politiko.al/foto-armina-mevlani-ngre-temperaturat-pozon-me-lopate-e-bikini-ne-mes-te-detit/

http://politiko.al/i-ftoi-ne-restorantin-luksoz-ne-berlin-zbardhet-arsyeja-pse-refuzuan-darken-e-rames-deputetet-gjermane/

http://politiko.al/valbona-selimllari-publikon-foton-e-para-21-viteve-ndryshimet-qe-ka-pesuar-ne-look/

http://politiko.al/top-channel-hakmerret-ndaj-klan-i-merr-moderatoren-me-besnike/

http://politiko.al/denoncimi-i-deputeteve-gjermane-keto-jane-tre-portalet-qe-zoterohen-nga-saimir-tahiri-endri-fuga-dhe-erion-veliaj/

http://politiko.al/te-pasmet-e-dy-zonjave-te-para-behen-meme-ne-rrjetet-sociale/

http://politiko.al/rama-kriminalizoi-myslimanet-shqiptare-ne-berlin-me-gjuhe-islamofobe-pse-nuk-reagon-kmsh/

http://politiko.al/njeriu-i-metes-organizoi-darken-e-rames-ne-klubin-ekskluziv-ne-berlin-kush-eshte-ish-zv-ministri-qe-e-quan-veten-pajtues-te-licensuar/

http://politiko.al/fotot-njihuni-me-china-club-berlin-17-mije-euro-personi-vetem-abonimi-ne-klubin-ekskluziv-ku-edi-rama-shtroi-darken-e-gabuar/

http://politiko.al/debat-i-ashper-mes-arian-canit-dhe-gazetarit-te-tch-ti-je-debil-o-hajvan/

Të fundit