Flash News

KRYESORE

Njihet për stilin e saj të guximshëm, Lady Gaga ndryshon “look” për t’ju përshtatur rolit të filmit

Njihet për stilin e saj të guximshëm, Lady Gaga ndryshon

Këngëtarja me famë botërore, Lady Gaga, gjithmonë është shfaqur në publik me stilin e saj të veçantë dhe ekstravagant, por duket se kësaj here do ta shohim shumë ndryshe.

Gaga shpesh ka bërë ndryshime me pamjen e saj të jashtme, por ajo që nuk ka ndryshuar ka qenë ngjyra e hapur e flokëve të saj.

Por duke qenë se këngëtarja do të jetë pjesë e filmit “A star is born”, i është dashur t’i kthejë flokët e saj në kafe për t’ju përshtatur rolit, dhe ajo duket vërtet bukur.

Me këtë pamje, Gaga duket shumë më e re në moshë dhe më e ëmbël nga sa jemi mësuar ta shohim.

Në filmin “A star is born”, ajo luan rolin e Ally dhe në trailer thuhet se ajo është një tekstshkruese dhe jo një këngëtare, sepse njerëzit pëlqejnë zërin por jo pamjen e saj. Lady Gaga duket shumë e lumtur për këtë eksperiencë dhe ka treguar se mezi pret që të gjithë ta shohin në këtë rol të ri.

https://www.instagram.com/p/BjsIgwKhxMu/?utm_source=ig_embed

Të fundit