Flash News

KRYESORE

Njihet për stilin e tij të veçantë, Young Zerka së shpejti në tregun ndërkombëtar

Këngëtari i njohur Young Zerka, që në fillimet e tij është pëlqyer shumë nga publiku shqiptar dhe këngët e tij janë bërë tashmë hite.

Këngëtari njihet për stilin e tij të veçantë dhe së fundmi ka bërë të ditur se po punon për një projekt ndërkombëtar.

“Jam gati për të publikuar disa hite internacionale. Qëndroni në pritje. Muzika do jetë flak. Bekime për të gjithë ata që besuan tek unë. Gjithmonë dashuri dhe respekt për njerëzit e mi”, shkruan ai në një postim të bërë në “Instagram”.

Ende nuk dihet nëse Young Zerka do bashkëpunojë me një kompani të suksesshme, këngëtar të njohur apo solo, por me siguri kënga e tij do ketë sukses.

Të fundit