Flash News
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
Lirohet nga qelia ish-kryebashkiaku i Fushë Arrëzit, Fran Tuci
Konstituimi i grupit të dialogut PD-PS, Bylykbashi: Prioritet është Reforma Zgjedhore
Konstituohet grupi i dialogut mes opozitës dhe mazhorancës për ‘Reformat’
Tragjikomedia e AADF me Butrintin: Një i panjohur do të drejtojë bordin shkencor të fondacionit
Njihet si njeriu i George Soros, kryeministri kanadez fiton çmimin ndërkombëtar për kauzën e LGBT
Kryeministri kanadez, Justin Trudeau do të marri çmimin ndërkombëtar “The Pinnacle Award” pasi ka mbështetur kauzat e komunitetit LGBT.
Ky çmimi do të prezantohet nga organizata “The International Gay&Lesbian Travel Association” (IGLTA) që do ti jepet kryeministrit pasi e ka shndërruar Kanadanë në një vend më mikpritës për personat LGBT.
“Jam shumë krenare që ky çmim do ti jepet kryeminsitrit kanadez. Ai udhëheq një prej vendeve ku të drejtat LGBT janë më të respektuara se kudo tjetër. Edhe pse Kanadaja është një shtet social dhe shumë miqësor ndaj këtij komuniteti, kryeministri nuk ngurron të lobojë fort për të drejtat e këtij komuniteti” shprehet Juan Julia, kryetar i bordit për “Travel Daily News”.
Trudeau u kthye në kryeministrin e parë kanadez që marshon në Paradë dhe ka dalë në kopertinën e revistës “Attitude” për të folur për rëndësinë e të lobuarit për të drejtat LGBT, shkruan Historia Ime.
“Komuniteti LGBT është kthyer në emblematik për lobimin për të drejtat e njeriut. Kur njerëzit më pyesin se pse është kaq e rëndësishme që të marshoj në Paradë, unë iu përgjigjem se mbetet akoma shumë punë për të lobuar për të drejtat e një komuniteti që historikisht është turpëruar pasi identiteti i tyre nuk përputhet me normat që shoqëria imponon ndaj nesh”, shprehet ai për revistën.
Trudeau njihet si një njeri që është mbështetur nga miliarderi George Soros. Madje, mediat vendase kanë shkruar se pas akuzave që ai i ka bërë presidentit Trump për qëndrimin ndaj emigrantëve qëndron pikërish Soros.
Në foton e mëposhtme, kryeministri kanadez gjatë një marshimi të komunitetit LGBT: