Flash News

KRYESORE

Njihuni me dy prej vendeve më të rralla dhe unike në botë...

Na ndodh shpesh të dëgjojmë për dëstinacione atraktive dhe unike. Për vende të cilat mund të klasifikoheshin fare mirë në radhët e mrekullive botërore, të cilat mbartin një histori dhe janë tërësisht të veçanta. Dy vendet që do të lexoni më poshtë janë me të vërtetë mrekulli botërore që kanë udhëtuar nëpër histori, pa e humbur madhështinë e tyre.

Chand Baori, Indi

Chand Baori, është një fshat të vogël indian të Abhanerisë, është një nga vendet me shkallët më të thella dhe më të vjetra në botë. Struktura gjigante, e ngjashme me një piramidë të përmbysur, arrin qindra metra thellësi nëntokë. E gjithë ndërtesa ka gjithsej tri mure të cilat kanë rreth 3,5000 shkallë të ngushta me simetri të përsosur, e të cilat çojnë poshtë në një liqen të gjelbër. Shkencëtarët ende nuk e dinë nëse kjo mrekulli botërore është ndërtuar mes meshkujve IX dhe XI apo 600 vite para erës sonë.

Xhamia e Madhe e Djennes, Mali

Kjo xhami është mbi 100 vite e vjetër dhe është ndër ndërtesat më të mëdha të ndërtuara nga llaçi në botë. Në vitin 1988, xhamia ishte futur në listën e UNESCO-së për Ruajtjen e Trashëgimisë Botërore. Për momentin, xhamia është e mbyllur për turistët.

Të fundit