Flash News

KRYESORE

Njihuni me Irmën, vajzën e Vaçe Zelës dhe jetën e saj në Zvicër

Bjonde, me sy të kaltërt, të cilën sapo e shikon të kujton menjëherë nënën e saj. Të madhen Vaçe Zela, ikona e muzikës shqiptare, e cila u nda nga jeta në moshën 74-vjeçare në Bazel të Zvicrës.

Por, të gjithë janë kurioz se kush është e pasardhësja e Vaçe Zelës, vajza e vetme e këngëtares lindur me bashkëshortin Pjetër Rodiqi.

Ajo është Irma, e cila nuk ka zgjedhur të ketë një profil publik. Ka një ngjashmëri të madhe fizike me nënën e saj dhe jeton e punon prej vitesh në “Institutin e Statistikave” në Zvicër.

Në një intervistë për “Koha Jonë”, Irma ka treguar se përveç ngjyrës së syve nga e ëma ka trashëguar edhe virtytet.

“Ajo ka qenë dhe mbetet gjëja më e shtrenjtë, dhurata më e madhe e jetës sime. Ishte jo vetëm një nënë ideale, një grua e sakrificës, por edhe shoqja ime më e mirë. Ka lënë pas një boshllëk që nuk do të mbushet për sa kohë të jetoj. Amaneti i saj ishte të prehej në atdhe, ndërsa brenga e vetme ishte që nuk mundi të vinte dhe një herë në Shqipërinë e saj të dashur. Rronte me atë ëndërr që për fat të keq ngeli e tillë”, është shprehur Irma.

 Këngëtarja e madhe shqiptare, një zë i fuqishëm dhe i papërsëritshëm, ndërroi jetë në vitin 2014-të në Zvicër, shtet ku jetoi për një kohë të gjatë.

Të fundit