Flash News

KRYESORE

Njihuni me qytetin që ndodh diçka e magjishme gjatë natës...

Është një vend magjik që të fton të përhumbesh prenda tij si në një ëndërr që nuk preferon të zgjohesh. Është Reine një vend i vogël që ndodhet në ishujt Lofoten të Norvegjisë. Tipari i tij më simpatik janë shtëpitë, kryesisht ngjyrë vishnjë që dallojnë gjatë dimrit nga bora e cila mbulon shpatet e malit Reinebringen që duket në sfond.

Kjo zonë banohet nga 300 banorë, të cilët kryesisht merren me peshkim. Edhe pse konsiderohet si një nga pjesët më të paarritshëm të vendit vizitohet nga mijëra turistë çdo vit. Sepse në këtë pikë të vogël në hartë, ndodh diçka magjike sa herë që bie nata. Në Reine kemi shfaqjen më mbresëlënëse të fenomenit natyror që quhet “Dritat e veriut”.

Dritat e veriut janë një nga fenomenet më të rëndësishme natyrore, pasi qielli mbushet plot ngjyra dhe forma të ndërlikuara. Ky fenomen natyror është kaq i famshëm, sa që organizohen udhëtime të veçanta për turistët që duan të shohin spektaklin nga afër.

 

 

Të fundit