Flash News

KRYESORE

Njihuni me rrugëtimin e Dua Lipës nga 0-21 vjeçe

Njihuni me rrugëtimin e Dua Lipës nga 0-21 vjeçe

Njihuni me rrugëtimin jetësor të Dua Lipës, vajzës së lindur nga dy prindër shqiptarë Dukagjin dhe Anesa Lipa.

Pasioni dhe dashuria e madhe për muzikën nuk janë një rastësi për Duan, pasi ajo u rrit në frymën e babait të saj Dukagjinit, i cili ishte pjesë e grupit muzikor “ODA”.

Fëmijëria e saj ishte e ndjekur nga pasioni dhe dashuria e madhe për këngën, prandaj dhe në videon që do të shikoni, do vini re Duan e cila këndon këngë të ndryshme në shtëpi, me dëshirën e madhe që një ditë të performonte në skena edhe më të mëdha.

Të gjithë këtë rrugëtim të sajin që nga vegjëlia e deri në ditët e sotme ku ajo po korr suksese të mëdha në arenën ndërkombëtare të muzikës, dua i ka përmbledhur në një video të postuar së fundmi në Youtube.

 “Dua Lipa, nga 0 në 21 vjeçare”, titullohet kjo video e cila përshkruan rrugëtimin e saj jetësor së bashku me muzikën.

Familja e këngëtares u shpërngul në Prishtinë më 2008, ndërsa Dua vazhdoi e vetme të jetojë në Londër, ku fillimisht u angazhua si modele, më pas vazhdoi paraqitjen në disa shfaqje të vogla, deri në nxjerrjen në treg të këngëve të para.

 

Të fundit