Flash News

KRYESORE

Njihuni me vetitë kuruese të hithrave...

Njihuni me vetitë kuruese të hithrave...

Kontakti i parë me të nuk është edhe aq i këndshëm, pasi është disi drithëruese dhe djegëse, por po të dini pak më shumë reth vlerave kuruese që ka, sigurisht që nuk do t’i ndaheni më. Hithrat në Gjermani shiten dhe tregëtohen si bimë medicianle që kurojnë një sërë sëmundjesh.

Si përdoren hithrat?

Mjafton të zieni hithrat në ujë të valuar dhe lëngun ta konsumoni çdo ditë. Megjithatë para se të bëni këtë duhet të konsultohuni me mjekun sepse hithrat mund të ndikojnë tek një sërë ilaçesh. Është provuar që nëse jeni duke marrë ilaçe për diabet dhe pi lëng hithre atëherë niveli i rrahjeve të zemrës, tensionit të gjakut dhe sheqernave në gjak do të ulet ndjeshëm.

Ja cilat janë vlerat kryesore të hithrës që duhet t’i dini patjetër:

  1. Hithrat stimulojnë sistemin limfatik dhe fuqizojnë sistemin imunitar
  2. Hithrat çlirojnë nga simptomat e artritit
  3. Hithrat luftojnë alergjitë.
  4. Ndihmojnë me diabetin
  5. I japin forcë fetusit tek nënat shtatzëna dhe ndihmojnë me prodhimin e qumështit për gratë lehona
  6. Çlirojnë nga simptomat menstruale dhe ndihmojnë me fryrjen dhe dhimbjet e barkut si pasojë e menstruacioneve
  7. Shkatërron gurët në veshka dhe ndihmojnë me shkarkimin e ujërave të tepërt
  8. Ul tensionin e lartë të gjakut
  9. Ndihmon me sëmundjet respiratore
  10. Ndalon gjakderdhjen
  11. Zvogëlon inflamacionin
  12. Redukton rreziqet e kancerit të prostatës
  13. Minimizon të vjellat
  14. Shëron nga i ftohti
  15. Lehtëson nga diarea
  16. Ndihmon me sëmundjet gastrointestinale dhe konstipacionin
  17. Duke u përdorur si larës goje, mbron dhëmbët nga problem të shumta
  18. Ndihmon në trajtimet e sëmundjes së Alzheimer dhe sëmundje të tjera nervore
  19. Shkatërron krimbat e zorrëve dhe parazitët
  20.  Mbron shëndetin e tiroideve, shpretkës dhe pankreasit

 

Të fundit