Flash News

KRYESORE

Njoftimi i Astrit Patozit: Së shpejti do nisim projektin e ri politik

Njoftimi i Astrit Patozit: Së shpejti do nisim projektin e ri politik

Ish-deputeti, Astrit Patozi, njoftoi në emisionin “Të Paekspozuarit” se shumë shpejt do të prezantohet një projekt i ri politik brenda kësaj force politike.

“Rruga institucionale është rruga e zgjidhjes. Shumë njerëz, duhet të kenë një projekt politik dhe ta paraqesin në forumet zyrtare të PD-së por edhe publikut dhe t’i themi kështu nuk vazhdohet dhe të marrim zgjidhje”, deklaroi Patozi.

Patozi foli edhe për situatën aktuale të Partisë Demokratike, që sipas tij nuk ka potencial për ti bërë ballë pushtetit.

“Vazhdojë të jem te Partia Demokratike. PD, sot është në një krizë përfaqësimi morale, krizë numrash, por mbi të gjitha krizë idesh. PD, ka detyrimin që t’i prijë frontit opozitar në Shqipëri, por për shkak që ka këtë problematikë nuk është e zonja ta bëjë. Pra, kur nuk ke rregulluar shtëpinë s’mund të rregullosh qytetin. Ne nuk duhet të shqetësohemi për numrat, por për potencialin opozitar. Unë mendoj se ka potencial të mjaftueshëm për t’i bërë ballë kësaj qeverive, e cila po jep shenja që do jetë arrogante”, ka thënë ish-nënkryetari i PD.

Raporti i OSBE, reagon Lulzim Basha: Konfirmohet se vota e qytetarëve u kërcënua, u dhunua dhe u ble

Të fundit