Flash News

KRYESORE

Njoftimi i Ambasadës shqiptare në Greqi për emigrantët

Njoftimi i Ambasadës shqiptare në Greqi për emigrantët

Ambasada shqiptare në Greqi ka dhënë një njoftim të rëndëshishëm për gjithë shqiptarët që jetojnë e punojnë në shtetin fqinj.

Ambasada bën me dije datat kur nuk do të mund të bëhen aplikime për pasaporta si dhe shpërndarje të tyre nga Zyra e pasaportave, për shkak të mbylljes së procedurës së fundvitit për inventarizimin e tyre

Njoftimi i Ambasadës shqiptare në Athinë:

Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Athinë, njofton se më 28 (e premte) dhe 31 dhjetor (e hënë) 2018, nuk do të mund të bëhen aplikime për pasaporta si dhe shpërndarje të tyre nga Zyra e pasaportave, për shkak të mbylljes së procedurës së fundvitit për inventarizimin e tyre. Për veprime të tjera konsullore, Zyra konsullore do të funksionojë normalisht në datat e sipërpërmendura. Faleminderit për mirëkuptimin dhe Gëzuar festat!

Të fundit