Flash News

KRYESORE

Njoftimi, ku mund të kryhen procedurat e ndërrimit të pronësisë së makinave

Njoftimi, ku mund të kryhen procedurat e ndërrimit të

Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit të Transportit Rrugor njofton se nga data 1 mars, të gjithë ata që kanë për të bërë ndërrimin e pronësisë së mjetit të tyre, mund ta kryejnë këtë procedurë direkt në sportelet e këtij institucioni.

Shërbimi do të ofrohet në çdo drejtori rajonale, ndërsa mësohet se tarifa e shërbimit do të jetë 1400 Lekë.

“Nga 1 marsi, ndërrimi i pronësisë së mjetit direkt edhe në sportelet tona! Tarifa e shërbimit vetëm 1400 Lek! Siguri për shitësin e blerësin, verifikim i plotë në sistem. Shërbimi më i ri e i shumëpritur nga qytetarët nis nga Tirana e do ofrohet në gjithë drejtoritë rajonale me cilësi e vëmendje brenda muajit mars”, shkruhet në njoftimin e Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimit të Transportit Rrugor.

Të fundit