Flash News

KRYESORE

Njoftimi, OSHEE do stakojë për 5 orë nënstacionin në qendër të Tiranës

Njoftimi, OSHEE do stakojë për 5 orë nënstacionin në

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, njofton se në kuadër të zbatimit të planit të masave që ka hartuar kompania për festat e fundvitit, me qëllim sigurimin e furnizimit me energji elektrike, do të stakojë transformatorin 50-80 MVA 110/20 kV të N//Stacionit Qendër, Tiranë.

OSHEE thotw se qëllimi i këtij stakimi lidhet me kontrollin, testimin dhe kolaudimin e transformatorit.

Punimet do të kryhen më datë 19 Dhjetor, gjatë natës, nga ora 00:00 deri në 05:00, dhe OSHEE ka marrë të gjitha masat organizative-teknike për lidhjen unazore të të gjithë fiderave 20 kV, për të shmangur ndërprerjen e energjisë elektrike.

Pavarësisht masave, proceset më lartë, diktojnë teknikisht “takim dhe stakim” të fiderave, të cilat mund të shoqërohen me shkëputje disa minutash të energjisë, gjatë intervalit kohor 00:00 – 05:00.

Të fundit