Flash News

KRYESORE

“Njolla e zezë” në Shqipëri, kjo është rruga me numrin më të lartë të viktimave

“Njolla e zezë” në Shqipëri, kjo është

Në Shqipëri aksidente të shumta me pasojë vdekje ndodhin në rrugë. Kjo shpesh për shkak të infrastrukturës. Sipas “Top Channel” një “njollë e zezë” ku vazhdimisht ndodhin aksidente me pasoja të rënda për jetën është aksi Lezhë-Shkodër në kryqëzimin e Shënkollit apo kthesën e Fishtës.

Rreziku në këtë aks shtohet dhe nga mungesa e mbikalimeve për këmbësorët por edhe daljet e shumta në autostradë në kundërshtim me kodin rrugor. Por kjo nuk është rruga e vete, pasi problem mbetet edhe aksi Tiranë- Rinas në kthesat e Laknasit dhe Bërxullës. Edhe në këtë aks ndodhin shumë aksidente. 

Gjithsej në të gjithë vendin konstatohen 65 pika, te quajtura “njolla të zeza”. Është ky rezultati i një studimi që po kryhet dhe financohet në bashkëpunim me partnerët e huaj, i cili synon rifreskimin e listës së “ black spoteve” në vend.

Njollë e zezë” përkufizohet një segment rrugor 300 deri 500 metra në të cilin brenda 3 vitesh kanë ndodhur 3 ose më shumë aksidente me pasojë vdekjen.

Të fundit