Flash News

KRYESORE

Nobel për Peter Handke, sot protestë para ambasadës suedeze në Prishtinë

Nobel për Peter Handke, sot protestë para ambasadës suedeze

Çmimi Nobel për letërsinë e këtij viti, dhënë shkrimtarit austriak Peter Handke ka shkaktuar jo pak zemëratë, më së shumti në Kosovë.

Sot, para ambasadës së Suedisë në Prishtinë pritet të zhvillohet një protestë, në shenjë revolte ndaj këtij çmimi dhe duke kërkuar anulimin e saj kundrejt autorit, që njihet si përkrahës i genocidit dhe luftërave nën regjimin e Sllobodan Millosheviç.

Qytetarët do të mblidhen para ambasadës në orën 11.00 , ndërsa këtë kërkesë e drejtoi më herët edhe Akademia e Shkencave dhe Arteve të Kosovës,.

reagime të aspra pati edhe nga presidenti Hashim Thaçi, Ministria e Punëve të Jashtme të Kosovës etj.

Të fundit