Flash News

KRYESORE

Nofkat e liderëve botërore, pa "zonja dhe zoti"

Nofkat e liderëve botërore, pa "zonja dhe zoti"

Publikisht liderët botërorë përpiqen të ruajnë seriozitetin, e thirrej me “zonja e zotërinj”, por në fakt edhe liderët më të fuqishëm kanë nofkat e tyre.

Top Channel sjell disa prej tyre.

Presidentin francez Emanuel Macron e quajnë “Jupitarian”, mbështetur kjo në teorinë e tij të “Jupiterit”, sipas të cilës Kreu i Shtetit është autoriteti suprem.

Kryeministrin spanjoll Pedro Sanchez e quajnë “The Revenant”, duke iu referuar filmit me Leonardo DiCaprion, ku personazhi kryesor mbijeton pavarësisht shanseve tmerrësisht të vogla për të mbetur gjallë pas një sulmi aq të dhunshëm.

Angela Merkelin e thërrasin “Nëna” e kjo për shkak të pamjes së saj, qëndrimit dhe të folurit të qetë e të shtruar.

Antonio Costa është kreu i parë portugez i ekzekutivit pa tipare kaukaziane, e kjo ka bërë që disa ta quajnë “Gandi i Lisbonës”.

Por gjetja më e goditur në listën e nofkave konsiderohet ajo e kryeministrit hungarez Viktor Orban. Që përpara batutës së kryetarit të Komisionit Europian Jean Claude Juncker në samitin e Rigës ne 2015-tes, ku e përshëndeti si me shaka duke i thënë “c`kemi diktator”, disa qytetare të tij ia kishin vënë nofkën me kohë dhe nuk e thërrisnin Viktor, por “Viktatori”.

 

Të fundit