Flash News
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
Lirohet nga qelia ish-kryebashkiaku i Fushë Arrëzit, Fran Tuci
Konstituimi i grupit të dialogut PD-PS, Bylykbashi: Prioritet është Reforma Zgjedhore
Konstituohet grupi i dialogut mes opozitës dhe mazhorancës për ‘Reformat’
Tragjikomedia e AADF me Butrintin: Një i panjohur do të drejtojë bordin shkencor të fondacionit
Noizy i doli kundër protestës, studentët i bëjnë "diss" me tekstet e tij
Protesta e studentëve është përkrahur në mënyrë masive nga të gjithë, përveç qeverisë e mbështetësve të saj. Gjerësisht ka gjetur përkrahje dhe tek artistët, të cilët disa kanë marrë guximin të bashkpohen në shesh bashkë me studentët.
Por kur arti 'përzihet' me politikë, ndodh që këngëtarë të njohur e me popullaritet të dalin kundër një protestë të tillë vetëm për të përkrahur qeveritarët. Të njëjtën gjë ka bërë dhe Noizy, reperi i njohur shqiptarë.
Noizy doli hapur duke mbështetur propozimit e kryeministrit Rama për dialog, përmes disa postimeve në profilin e tij në Instagram. Por këto postime e vendosën reperin në qendër të kritikave nga të rinjtë, të cilët i dolën kundër.
Vetë hip-hopi është himn kundër padrejtësive dhe politikave të gabuara që i bëhën një target grupi, por Noizy vendosi të ishte kundër studentëve, pikërisht atyre të cilët janë mbështetësit më të mëdhenj të karrierës së reperit ndër vite.
E sot, studentët i kanë kthyer "reston" Noizy-t por kanë "thumbuar" dhe Ramën me një nga tekstet e tij.
"Selam nga studentët anë e manbanë. Që ta mori vesh Rama se si bohet hallakam. Pse kruhesh, kur nuk duam dialog? Apo ti e di shumë mirë se me ne s`ja del dot?"- shkruhet në një nga pankartat e studentëve në protestën e ditës së sotme, para Kryeministrisë.
Ky është një tekst i marrë nga kënga e Noizy-t "1 Selam", e cila është përshtatur duke u fokusuar në ngjarjet e protestës dhe kërkesa e Ramës për dialog e këmbëngulja e studentëve për plotësim kërkesash.
Ndërkohë, pankarta tjetër është një tjetër 'diss' për Noizyn dhe shkruan:
"Kush, kush rrejti Edin e shkret. Kujt ja mori mendja se mundet me na shkel. Është e vështirë Sudentët s`thyen lehtë. Duhet t`jeni mo shumë se ti Edi sun e bon vet..."