Flash News

KRYESORE

Noizy nuk zë mend, godet me grushte një djalë pasi e ofendoi

Pavarësisht së është një ndër këngëtarët më të njohur shqiptar që ka dhe një numër rekord ndjekësish, Noziy duket se nuk e harron vesin e tij të vjetër: Zënkat me rivalët ose fansat që e kundërshtojnë.

Sot ka qarkulluar nëpër rrjete sociale një video e turbullt e një zënke. Në video thuhet se është këngëtari Noizy dhe disa djem në një lokal të panjohur me drita të zbehta.

Mesa duket ata kanë pasur një konflikt mes tyre, ku kuptohet se njëri prej djemve e ka ofenduar rëndë këngëtarin. Këngëtari ka shkuar personalisht aty ku ndodhej djali në fjalë dhe ‘ ka marrë hak’.

Në videon, e cila është fshirë nga 'You Tube' shihej që Noizy e godet disa herë djalin me grusht ne fytyrë që dhe më pas e lë të largohet. Ndërkohë një nga djemtë e pranishëm i kërkon këngëtarit që të ndalojë konfliktin.

 

Të fundit