All - Scripts - 4
All - Scripts - 5

Flash News

Desktop - General - 1

KRYESORE

Noka i bashkohet tregtarëve: Protesta do vazhdojë; do alternojmë format

All - Paragraf - 1

Protestës së tregtarëve i është bashkuar dhe deputeti demokrat Flamur Noka. I pyetur nga gazetari i News 24 për vijimësinë e protestës Noka u shpreh, “ Qytetarëve u ka shkuar thika në palcë, taksa-tatime, taksa-tatime. Me vendosjen e TVSH-së biznesi i vogël falimenton. Sigurisht do të vazhdojë protesta. Alternimi i formave po diskutohet. 90% e bizneseve i janë bashkuar kësaj proteste, do të vazhdojë me të gjitha format”.

All - Paragraf - 3

Po ashtu i pranishëm nëe protestë ka qenë dhe deputeti i LSI-së, Endrit Braimllari. “Jemi në solidaritet të bzinesit të mesëm. TVSH për biznesin është një barrë e lartë, po ashtu dhe trefishimi i taksës së pronës sjell shkatërrimin për të gjithë shqiptarët. Rama nuk dihet të shikojë oligarkët por duhet të shohë këtë biznes. Qëllimi i tij është të përkrahë 3 biznese dhe të shkatërrojë të tjerët”, u shpreh ndër të tjera Braimllari.

Të fundit