Flash News

KRYESORE

Noka: Policia e Lleshit është kthyer në institut statistikash që vetëm numëron të vrarët

Noka: Policia e Lleshit është kthyer në institut statistikash

Për ngjarjen e rëndë në Shkodër ku te vrarë nga një atentat mbetën të vdekur dy vëllezër ka reaguar dhe politikani Flamur Noka.

Në një reagim në Facebook, Noka shkruan se terrori e krimi do të sundojnë në vend për aq kohë sa në pushtet është Edi Rama. Sipas tij, Policia është kthyer thjesht në intstitut statistikash që vetëm numron të vrarët.

Reagimi i Flamur Nokës:

Edhe ish-deputeti Flamur Noka e lidh situatën e rënduar kriminale me qeverinë dhe veçanërisht me kryeministrin Edi Rama:

“Shkodra sot u zgjua nën pushtetin e krimit. Terrori dhe krimi në atë qytet sundon po aq kohë sa sundon dhe “Rilindja”. Policia e Lleshit është kthyer thjesht në intstitut statistikash që vetëm numron të vraret. Shkodra dhe gjithë Shqipëria ka kohe qe po digjet e Edi Rama nga Ertv-të e tij çdo dite veç del e krihet.

Shqiptarët si kurrë ndonjëherë të ngërthyer nga pushteti i varferisë , “Iluzionisti psiqik”në krye të pushtetit ju tregon se jetojnë në parajsen ‘3D’ të projektuar në imagjinatën e psiqikes së tij. Shqipëria e ngërthyer nga kthetrat e krimit ne cdo qytet ku vrasjet, vjedhjet, rrembimet e djegjet dhe terrori jane bere si ushqimi i perditshem per qytetaret,”Iluzionisti psiqik” nga “Ertv “ e tij ju tregon ne 3D se “policia e lleshit eshte ajo qe duam dhe eshte me e arrira ne histori, pavaresisht se eshte e kriminalizuar deri ne palce dhe ja ka dorezuar pushtetin bandave. ”Iluzionisti psiqik 3D” ne Ertv-të e tij reklamon policine e Lleshit si evropiane, pavaresisht se policia e Lleshit nuk ka busull orientimi ligjin por krimin e organizuar. Pavarësisht se nga policia që luftonte drogen dhe trafikun e saj, sot policia e Lleshit eshte kultivuesja, magazinuesja dhe trafikuesja e saj, pavaresisht se funksionon si cetat e banditeve dikur qe burgos, dhunon terrorizon dhe plaçkit qytetaret jo per te mbrojtur ligjin e shtetin, por karriget e bandes se pushtetit. ”Iluzionisti psikqik 3D“ duhet t’ju thote shqiptareve sot se ku jane 4 klanet kriminale qe Ambasadori i SHBA citoi me ze dhe me figure?

Çfare po behet me ata nga shteti i Lleshit e policia e Lleshit? Ku jane 40 familjet kriminale qe po Ambasadori i SHBA artikuloi se duhet te ishin objekt i punes se shtetit te Lleshit e policise Lleshit? Pse “Iluzionisti psiqik 3D” operacionin “Forca e Ligjit” e pushoi se funksionuari akoma pa nisur mire? Kush e detyroi ta ndaloje dhe pse nga Lushnja deklaroi qe nuk goditet shtepia jote me gure? Me Edi Ramen forca e krimit eshte me e madhe se forca e ligjit. Shkarkime apo qarkulkime zyrtaresh a zyrtarucësh nuk i hedhin dot me hi syve te shqiptarve. Koha eshte te shkarkohet e keqja e madhe e ketij vendi.. Rama ik… E keqja qe i rendon Shqiperise ka nje si ka nje emer dhe quhet Edi Rama… Rama ik… Duhet larguar ‘me cdo kusht e me cdo cmim ai dhe sekti kriminal i Rilindjes qe Shqiperia te mund te marre fryme lirisht. Rama ik…

Sot eshte koha qe shqiptaret duhet ti dalin zot vetes dhe vendit te tyre… Rama ik… Sot shqiptaret duhet te ngrihen e te mbrojne veten ardhmerine e femijeve te tyre. Rama ik.. Rama ik”.

Të fundit