Flash News

KRYESORE

Noka publikon numrin e dosjes së prokurorisë: Është edhe Vangjush Dako

Noka publikon numrin e dosjes së prokurorisë: Është edhe

Deputeti Flamur Noka ka komentuar arrestimet e bëra një ditë më parë nga policia. I ftuar në studion e ‘Ora News’, Noka bëri të ditur numrin e dosjes së prokurorisë që hetonte grupet kriminale teksa shtoi se në dosjen në fjalë është edhe kryebashkiaku i Durrësit, Vangjush Dako.

“Ky arrestim i këtij grupi të strukturuar kriminal në Durrës dhe dy ish-deputetëve, është si produkt i një procedimi penal të nisur në vitin 2016, nr.339, në të cilin është përfshirë edhe Vangjush Dako. Çfarë ka bërë Donika Prela, ushtarja e Edi Ramës, së bashku me Fatmir Agron Xhafën?

Kanë përgjysmuar dosjen. Në të njëjtin procedim penal është edhe Vangjushi, pro Vangjushi nuk është arrestuar, është shmangur dhe "peshqit e vegjël" dhe disa edhe të ngordhur, arrestohen dhe i serviren opinionit publik dhe ndërkombëtarëve si "peshq të mëdhenj"”, deklaroi Flamur Noka.

Të fundit