Flash News

KRYESORE

Noka replika me Patozin: BD, partizë e Rilindjes me padron Edi Ramën

Noka replika me Patozin: BD, partizë e Rilindjes me padron Edi Ramën

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Flamur Noka nuk i ka pritur mirë komentet e Astrit Patozit, që deklaroi se Lulzim Basha është angazhuar seriozisht kundër tij. Për të, Bindja Demoktatike duhet të japë llogari për denoncimet e qytetarëve për falsifikimin e formave.

“Në vend që të pergjigjet për këto fakte të rënda të fallsifikimit të firmave dhe regjistrimin e paligjshëm në zgjedhje me votën e Edi Ramës në KQZ, kjo partize krijese ne kuzhinen e ‘Rilindjes’ sulmoi Partinë Demokratike, njësoj si krijuesi i saj Edi Rama, kur kapet duke shkelur ligjin”, deklaron Noka.

Më tej, Noka shton se Bindja Demokratike është regjitstruar në KQZ me urdhër politik t ëEdi Ramës, pasi vetëm ai ka fuqinë të ‘legalizojë’ një subjekt politik me firma të faslifikuara.

“Nuk është faji i Partisë Demokratike dhe i Lulzim Bashës, që kjo partize e Rilindjes nuk i bindet ligjit, por urdhrave të padronit të ri, që ka fuqinë ta regjistrojë në gjykatë me firma të fallsifikuara dhe në KQZ, pa qenë akoma parti politike. Urdheri politik dhe i paligjshem i Edi Ramës nuk mjafton për t’u regjistruar si parti farsë në zgjedhje. Kërkesa e saj e ligjshme për të anulluar një vendim të paligjshëm të KQZ, provon se ajo është e vetmja parti e regjistruar në KQZ, që nuk kontrollohet nga Edi Rama”, përfundon Noka.

Të fundit