Flash News

KRYESORE

‘Nomofobia’, sëmundja e re që vjen nga përdorimi i celularit

‘Nomofobia’, sëmundja e re që vjen nga përdorimi i

Një grup shkencëtarësh nga Hong Kongu thonë se kanë zbuluar një sëmundje të re mjaft të përhapur në gjithë globin, e cila mund të jetë shumë e rrezikshme për shëndetin mendor.

Nomofobia lidhet me gjendjen e ankthit të ndarjes nga celulari, që sipas shkencëtarëve aziatikë, ka prekur shumicën e njerëzve tashmë.

Ata thonë se njeriu e shikon celularin si një zgjatim të vetes dhe se nuk mund të jetojë dot më pa postuar në Facebook, Instagram, Tëitter apo çdo platformë tjetër e integruar në ‘smartphone’.

Simptomat përfshijnë paaftësinë për të fikur telefonin, kontrollimi i përhershëm i tij, karikimi i shpeshtë i tij, kujdesi i veçantë për mbrojtjen dhe marrja e celularit me vete edhe kur shkojnë në dush apo në tualet.

Kjo gjendje ankthi që shkencëtarët nga Hong Kongu e kanë quajtur ‘nomofobi’ po përkeqësohet gjithmonë e më shumë.

Të fundit