Flash News

KRYESORE

Nora Istrefi kujton të atin: Nuk arrite dot të shikosh suksesin tim dhe të Erës

Këngëtarja e njohur shqiptare, Nora Istrefi, ditën e djeshme ka kujtuar babanë e saj, i cili nuk jeton më prej 14 vitesh.

Nëpërmjet një postimi në ‘Instagram’, këngëtarja ka shprehur trishtimin e saj për mungesën e të atit, i cili bëri gjithçka që familja e saj të kishte një jetë të mirë.

“Sot janë bërë 14 vjet pa babin tim, 14 vjet pa njeriun që bëri gjithçka për ne që të kishim një jetë më të mirë. Babi nuk arriti ta shihte suksesin tonë, timin dhe të Erës, por ne e dimë qe ai na shikon nga lart që të gjithëve. Është engjëlli mbrojtës i Bledit, Nitës, Erës, mamit dhe i imi. Mungesën tënde e ndjejmë çdo ditë, në çdo hap. Babi, të dua, të dua më shumë seç mund ta përshkruaj me fjalë”, ka shkruar Nora bashkangjitur fotos së saj të fëmijërisë, ku shfaqet në prehrin e babait të saj.

Të fundit