Flash News

KRYESORE

Norvegji, miliarderi i naftës e fal pasurinë e tij për ambientin

Norvegji, miliarderi i naftës e fal pasurinë e tij për ambientin

Kjell Inge Roekke, miliarderi norvegjez premtoi se do të dhuronte pjesën më të madhe të parave të tij për ambientin . Një ish-peshkatar i cili u bë  i pasur me industrinë e naftës, tha se projekti i tij i parë është financimi i një anije studimore, që do të heqë mbeturinat plastike nga oqeanet.

Anija do të funksionojë në partneritet me “Fondin për Botën e Egër”, një organizatë ambientaliste.

Me këtë gjest, Roekke u bashkohet miliarderëve të tjerë filantropistë si Bill Gates, Ëarren Buffet dhe Mark Zuckerberg.

Mendohet se pasuria e norvegjezit Roekke i kalon dy miliardë dollarët dhe ai vet tha se dëshiron t’i kthejë shoqërisë pjesë më të madhe të asaj që ka fituar. Ai tha se, anija me ekuipazh prej 30 vetësh dhe me 60 shkencëtarë në bord është vetëm fillimi.

Zyrtarë nga “Fondi i Botës së Egër” thanë se e mirëpresin ndihmën e tij, por nuk do të ngurrojnë të përballen me të, kur të mos jenë dakord.

Të fundit