Flash News
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
Lirohet nga qelia ish-kryebashkiaku i Fushë Arrëzit, Fran Tuci
Konstituimi i grupit të dialogut PD-PS, Bylykbashi: Prioritet është Reforma Zgjedhore
Konstituohet grupi i dialogut mes opozitës dhe mazhorancës për ‘Reformat’
Tragjikomedia e AADF me Butrintin: Një i panjohur do të drejtojë bordin shkencor të fondacionit
Norvegjia është pro hapjes së negociatave nga BE-ja me Shqipërinë
Shqipëria dhe Norvegjia vazhdojnë bashkëpunimin, ndërsa sot kanë nënshkruar një marrëveshje lidhur me financimin dhe zbatimin e projektit “Forcimi i sistemit të ndërmjetësimit në Shqipëri”. Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj priti ambasadorin e Norvegjisë Per Strand Sjaastad i cili vlerësoi reformat në vend. Ai në emër të Ministrisë norvegjeze të Punëve të Jashtme nënshkroi me ministren Gjonaj, “Memorandumin e Mirëkuptimit”, me qëllim bashkimin e përpjekjeve për zbatimin e projektit ekstra-buxhetor “Forcimi i Sistemit të Ndërmjetësimit në Shqipëri” i financuar nga Ambasada e Mbretërisë së Norvegjisë.
Sjaastat u shpreh se shteti norvegjez është i gatshëm për të dhënë ndihmën e tij në raport me projekte të mundshme të cilat do të zhvillohen, sidomos në fushën e drejtësisë.
“Shembull suksesi të kooperimit të dy shteteve, është projekti për ndërmjetësimin. Për sa i përket këtij projekti dhe zhvillimit e projekteve të mëtejshme ju këshillojmë që ndërmjet ministrisë dhe ekspertëve, të rritet dhe të lehtësohet komunikimi midis palëve, të përshpejtohet zhvillimi dhe miratimi i akteve nënligjore të cilat lehtësojnë zhvillimin dhe implementimin e projekteve, të forcohet sistemi referues për dhënien e alternativave të ndryshme ndaj publikut dhe të rritet niveli dhe bashkëpunimi i grupit të ekspertëve. Norvegjia është pro hapjes së negociatave me Shqipërinë në Bashkimin Evropian duke e konsideruar Tiranën zyrtare si një faktor kyç për stabilitetin në Ballkan.”, tha Sjaastat.
Kurse ministrja Gjonaj komentoi qëndrimin e Norvegjisë.
“Qëndrimi pro hapjes së negociatave për Shqipërinë me Bashkimin Evropian, ftesat për bashkëpunim, gatishmëria për të investuar, janë të tjera sinjale pozitive të takimit që intensifikojnë më tej marrëdhëniet tona me Norvegjinë”, tha ajo.