Flash News

KRYESORE

“N’Shkodër plas kallashi si në ‘97”, komentuesi replikon me Ramën, pas postimit të Rozafës…

“N’Shkodër plas kallashi si në ‘97”,

Nuk ka harruar as sot kryeministri Edi Rama ashtu, si çdo mëngjes, për t’i uruar shqiptarëve të kenë një ditë sa më të mbarë, përmes pamjeve nga Kalaja e Rozafës në Shkodër. Pas ditës së djeshme në Shkodër, Rama i është rikthyer përsëri Shkodrës sot, me një pamje të kalasë së Rozafës, duke qenë ditë e vranët, me shi, Rama zgjodhi Rozafën dhe jo bregdetin e turizmin në jug për të uruar mirëmëngjes.  E si çdo ditë, postimet e tij ngjallin reagime dhe komente, sidomos nga ata shkodranë. Ka nga ata që e kritikojnë, të tjerë shfaqen pesimistë për arritjet në katër vjeçarin e ardhshëm në krye të qeverisë, por ka edhe nga ata që e quajnë shef e faraon.  Mes lumit të komenteve bie në sy ankesa e një komentuesi për sigurinë. Ai shprehet se njerëzit afër kalasë jetojnë me frikë në shtëpitë e tyre dhe tregon një episod të ndodhur mbrëmë kur janë dëgjuar breshëri kallashnikovi. Ja komenti: “Sa bukur.. E a di ti zotni Kryminister se mram nga ora 12 e nats kam kersite breshrite e kallashit si ne 97 aty afer kalase .. Aq shum sa kena pas frik me nejt n’shpite tona .. A e din ti kete?!”

 

Të fundit