Flash News

KRYESORE

Nuk arriti të bindë, sulmuesi i Kombëtares Shqiptare largohet nga ekipi rus

Nuk arriti të bindë, sulmuesi i Kombëtares Shqiptare largohet nga

Futbollisti shqiptar Enis Gavazaj, ka mbyllur aventurën e tij disa mujore tek ekipi rus i Yenisey, ku u transferua në formë huazimi nga Skënderbeu.

Por siç duket, sulmuesi nga Prizreni  nuk ka mundur të bindë skuadrën ruse për ta mbajtur në ekip dhe për këtë arsye palët kishin rënë dakord të mbyllnin përpara kohe bashkëpunimin mes tyre.

Lajmin e bëri të ditur ekipi i Yenisey nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare.

“Klubi i Yenisey ka ndërprerë me mirëkuptim, marrëveshjen me futbollistin shqiptar, Enis Gavazaj. Ky i fundit erdhi në fillim të sezonit 2018-2019 dhe është aktivizuar në 7 ndeshje, por pa pasur sukses. Ne i urojmë suksese Enisit në të ardhmen e tij”, thuhej në deklaratën e klubit rus.

Tashmë mbetet për t’u parë destinacioni i ardhshëm i futbollistit të Kombëtares Kuqezi, pasi te Skënderbeu nuk mund të luajë, sepse në Shqipëri është mbyllur merkatoja.

Të fundit