Flash News

KRYESORE

Nuk bën pjesë në planet e Levantes, tre ekipe në garë për Sadikun

Nuk bën pjesë në planet e Levantes, tre ekipe në garë

Trajneri i Levantes, Pako Lopez është shprehur për mediat spanjolle së sulmuesi Armando Sadiku nuk bën pjesë në planet e klubit per pjesen e mbetur te sezonit.

Që do të thotë se 27-vjeçari duhet të kërkojë për ndonjë destinacion të ri në Spanjë ose larg gadishullit iberik.

Në Zvicër janë të sigurt se Sadiku do të rikthehet te Lugano, por shuma e kërkuar nga Levante prej 700 mijë eurosh është mjaft e lartë.

Opsion tjetër është huazimi në Kategorinë e Dytë në Spanjë, ku Granada qëndron në ‘pole-position’.

Është përfolur edhe se edhe një ekip nga Holanda është në garë për shërbimet e tij, por gjasat janë të pakta që të transferohet në këtë kampionat.

Të fundit