Flash News

KRYESORE

Nuk bën pjesë në planet e Panuçit, mesfushori shkëlqen në kampionatin izraelit

Ndonëse ka disa ndeshje që nuk ka marrë ftesë nga trajneri Kristian Panuçi, mesfushori Valon Ahmeti po shkëlqen në kampionatin izraelit.

24-vjeçari, pjesë e Ironi Kirjat Shmona është një prej lojtarëve kryesor të skuadrës, e cila renditet në vendin e 5-të dhe synon pjesëmarrjen në Ligën e Europës.

Deri tani, Ahmedi ka shënuar 1 gol dhe ka luajtur tetë nga 10 ndeshjet e skuadrës.

Lista e Panuçit ka krijuar shpesh herë pakënaqësi te lojtarë të ndryshëm, të cilët thirrën me bujë në skuadrën kuqezi, por më pas injorohen pa ndonjë arsye.

Të fundit