Flash News

KRYESORE

Nuk bindi trajnerin, djali i Ardian Aliajt largohet nga Lacio

Nuk bindi trajnerin, djali i Ardian Aliajt largohet nga Lacio

Mesfushori Toni Aliaj ka mbylluar aventurën 1 vjeçare me ekipin e të rinjëve të Lacios. 19-vjeçari, i cili është djali i ish-kapitenit të Kombëtarës, Ardian Aliajt ka zgjedhur të vazhdojë karrierën e tij në ligën e dytë të futbollit slloven, ku ka firmosur me skuadrën e Tabor Sezana.

Djaloshit nuk iu ofrua mundësia e rinovimit të kontratës, pasi nuk bindi trajnerin Andrea Bonati me paraqitjet e tij.

Pjesë e skuadrës se parë të Lacios janë aktualisht tre shqiptarë: portieri Tomas Strakosha dhe mesfushorët Riza Durmishi e Valon Berisha, të cilët janë transferuar me insistimin e drejtorit sportiv, shqiptarit Igli Tare.

Të fundit