Flash News

KRYESORE

Nuk di cilën të zgjedhë, Ronaldinho do të martohet me dy të dashurat e tij

Futbollisti i famshëm brazilian do të martohet së shpejti, jo me njërën por me të dyja të dashurat e tij. Ai është në qenar të vëmendjes së mediave për historinë e tij jo dhe aq të zakontë.

Prej disa kohësh tashmë, Ronaldinho jeton në vilën e tih në Rio De Janeiro me dy të dashurat e tij, që janë Priscilla Coelho dhe Beatriz Souza. Me Priscilla-n ka vite që është njohur e ndërsa me Beatriz, ylli i futbollit brazilian është njohur në vitin 2016.

Ai nuk mund të heqë dorë nga asnjëra, kështu që do të martohet me të dyja. Ai i merr kudo të dashurat e tij, në udhëtime e në darka. Madje edhe dhuratat ua bën të njëjta, dhe vajzat nuk janë fare xheloze me njëra-tjetrën, përkundrazi, ata janë mike shumë të mira.

Ata kanë planifikuar të martohen të tre në një ceremoni në vilën e tyre në Santa Monica, Rio. Ndërsa motra e futbollistit, e cila është kundër lidhjes poligame të të vëllait, ka refuzuar të marrë pjesë në ceremoni. Gjithashtu dhe familjarët e Priscilla janë të shqetësuar dhe kundër kësaj martesë.

Të fundit