Flash News

KRYESORE

Nuk diti të sillej me tifozët, Granit Xhaka humb shiritin e kapitenit

Nuk diti të sillej me tifozët, Granit Xhaka humb shiritin e kapitenit

Granit Xhaka nuk mund të jetë më kapiten i Arsenalit, pas përplasjes që ka pasur me tifozët londinezë në ndeshjen e fundit. Ky është vendimi i trajnerit Unai Emery, i cili ka njoftuar lajmin për gazetarët me qetësinë e tij karakteristike.

Sigurisht, ky është vendim edhe i klubit, nga ku tekniku e ka marrë një direktivë. Granit Xhaka zhvishet nga grada e kapitenit tek Arsenali, pasi fërshëllimave të tifozëve të skuadrës iu është kthyer duke i ironizuar me gjeste të pahijshme.

“Kam komunikuar me Granitin dhe ai nuk është më njëri prej kapitenëve të grupit”, ka deklaruar Emery. Me siguri, Xhaka do të largohet nga Arsenali në merkaton e verës. Marrëdhënia e tij me klubin dhe tifozët nuk do të jetë e njëjtë.

Të fundit